Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Toka nuk gjen qetësi/ Dy lëkundje të forta tërmeti godasin gjatë natës Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Toka nuk gjen qetësi/ Dy lëkundje të forta tërmeti godasin
x

Bota

Tensionet rriten/ Pas paralajmërimit të ashpër të Erdogan, Forcat e Armatosura turke në lëvizje urgjente, vendosin blindat dhe raketahedhësit në kufi me…

Tensionet rriten/ Pas paralajmërimit të ashpër të Erdogan,

Situata mbetet e tensionuar mes Turqisë dhe Sirisë, një ditë pas paralajmërimit të fortë të presidentit turk,  Forcat e Armatosura të Turqisë kanë vendosur përforcime të trupave komando drejt pikave të vëzhgimit në Idlib të Sirisë.

Forcat komando të dërguara në rajonin Reyhanl të qytetit Hatay nga njësi të ndryshme të Turqisë, kanë përfunduar përgatitjet e tyre në këtë rajon.

Më pas komandot nëpërmjet trasportuesve të blinduar ushtarakë janë nisur drejt njësive kufitare. Ndërkohë në anën tjetër është vërejtur se në kufirin me Sirinë janë vendosur edhe multi raketahedhësit e dërguara nga TSK-ja, raporton Anadollu.

Lëvizja vjen disa orë pasi Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se “Turqia tani do t’i godasë në çdo vend forcat e regjimit sirian nëse ushtarët tanë pësojnë edhe dëmin më të vogël. Unë deklaroj se nëse ka një sulm të mundshëm mbi ushtarët tanë nga sot e tutje, ne do të godasim regjimin sirian kudo jashtë marrëveshjes së Soçit”.