BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

Tensionohet situata, Britania e Madhe ndërmerr aktin ekstrem, dërgon anije lufte në...

Tensionohet situata, Britania e Madhe ndërmerr aktin ekstrem, dërgon

Situata në Gjirin Persik po përkeqësohet: Në mesin e tensioneve me Iranin, Britania e Madhe dërgon anijen e luftës „HMS Duncan“ në gji, që duhet të sigurojë transportin e anijeve në rajon.

Anija e luftës, "HMS Duncan" do të sigurojë në fregatën "HMS Montrose", e cila tërhiqet nga shërbimi për shkak të kontrolleve teknike, bëri të ditur qeveria britanike. Kjo anije lufte do të tregojë prezencë të vazhdueshme për të siguruar qarkullimin e lirë të mallrave. Sipas të dhënave britanike, „HMS Montrose" të enjten arriti të zmbraps një sulm të motobarkave iraniane ndaj një anije çisternë britanike, gjë që Irani e hodhi poshtë. Ministri i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt deklaroi, se Britania e Madhe do ta shmangë shkallëzimin e situatës. As Britania e Madhe dhe as aleatët e saj nuk e duan një konflikt, duhet ruajtur gjakftohtësia.

Të premten ekuipazhi iranian u lirua kundrejt garancive, por anija mbetet në vend. Të enjten e kaluar para brigjeve të rajonit britanik të Gjibraltarit u ndal anija iraniane çisternë „Grace 1". Kjo anije dyshohej, se përkundër embargos së BE në fuqi po transportonte naftë iraniane në Siri. Sanksionet europiane drejtohen kundër regjimit të pushtetmbajtësit Bashar al-Asad. Kapiteni, oficeri i parë dhe dy anëtarë të ekuipazhit u ndaluan. Konfiskimi i anijes së transportit i ashpërsoi shumë tensionet mes Teheranit dhe Londrës. Irani e quajti veprimin e autoriteteve britanike si akt të „piraterisë" që nuk do të mbesë „pa pasoja".

BE nuk do të veprojë

Bashkimi Europian megjithë gjendjen e ashpërsuar në Gjirin Persik nuk shikon ende nevojën për të vepruar. BE nuk do të marrë pjesë në koalicionin që planifikon SHBA-ja për mbrojtjen e anijeve tregtare  në Gjirin Persik. SHBA nuk i janë ofruar BE-së për këtë, tha një zyrtare e lartë në Bruksel. Vendet anëtare duhet të vendosin të veçuara për një pjesëmarrje të mundshme.

Pentagoni ka bërë të ditur, se do t'i çojë përpara planet për një koalicion ndërkombëtar për mbrojtjen e anijeve tregtare. Ky plan parasheh shoqërimin ushtarak të anijeve civile. Ideja vjen pas sulmeve misterioze të sabotazhit dhe incidenteve të tjera në rajonin e gjirit. SHBA dhe Britania e Madhe bëjnë përgjegjëse Iranin, kurse ky i fundit i hedh poshtë akuzat. Irani ka paralajmëruar ndërkohë Britaninë e Madhe. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abas Musaui ka thënë, se „nëse britanikët ndikohen nga SHBA dhe e lejojnë veten të futen në lojëra të rrezikshme, ne do t'iu këshillonim të mos e bënin këtë". Gjykata e Lartë e Gjibraltarit ka urdhëruar ndërkohë, se anija do të qëndrojë pa dalë në det deri në 21 korrik. DË

Më të lexuarat