BREAKING NEWS

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e lëvizjeve të fundit të Dakos: Takoi bashkëpunëtorët me të cilët...

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj subjekteve bregdetare

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj
x
BREAKING NEWS

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me motorin, ka të plagosur

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me
x
BREAKING NEWS

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën 55-vjeçari (emri)

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën
x
BREAKING NEWS

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar
x
BREAKING NEWS

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim urgjent dhe zbardh detajet e rënda

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim
x
BREAKING NEWS

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala plas 'minën me sahat': Kur u arrestua peshku i madh, SPAK do godasë të tjerë politikanë

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala
x
BREAKING NEWS

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para
x

Bota

Tensionohet situata/ Forcat kurde siriane i bëjnë paralajmërimin e fortë Turqisë: Nëse nis sulmet tokësore...! Ja kërkesa urgjente që ka për SHBA

Tensionohet situata/ Forcat kurde siriane i bëjnë paralajmërimin

Forcat kurde siriane i kërkojnë Rusisë të parandalojë një sulm të mundshëm tokësor turk, ndërsa i kërkojnë SHBA-së të bëjë paralajmërime më të forta ndaj Turqisë.

Forcat kurde në Siri i kanë kërkuar Rusisë që të ushtrojë presion Turqisë, e cila po bombardon zonat e tyre në Sirinë verilindore, tha sot shefi i Forcave Demokratike Siriane (SDF), Mazloum Abdi.

Gjatë një konference për shtyp në internet, Abdi tha megjithatë se Forcat Demokratike Siriane të mbizotëruara nga kurdët “do të mbrojnë veten” nëse Turqia nis një sulm.

Që nga 20 nëntori, Ankaraja ka nisur bombardimet ajrore në Sirinë verilindore kundër pozicioneve të luftëtarëve kurdë, anëtarë të organizatave që Ankaraja i përshkruan si “terroriste”.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan javën e kaluar përsëriti synimin e tij për të urdhëruar, “kur të jetë koha e duhur”, një sulm tokësor.

Që nga 20 nëntori, rreth 75 njerëz janë vrarë në sulmet turke, kryesisht luftëtarë të SDF-së, si dhe rreth dhjetë civilë dhe ushtarë sirianë, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.