BREAKING NEWS

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del me mesazhin frymëzues dhe shpresëdhënës (Videoja që po bën xhiron e rrjetit)

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del
x

Bota

Tentohet helmimi i presidentit Trump, FBI tregon çfarë u gjet në zarfin dërguar në Shtëpinë e Bardhë

Tentohet helmimi i presidentit Trump, FBI tregon çfarë u gjet

Një pako që përmbante brenda saj helm të llojit recine është ndaluar nga FBI dhe Shërbimi Sekret para se të përfundonte në zyrën e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa po hetohet se nga erdhi pakoja dhe nëse ka të ngjashme dërguar përmes sistemit postar amerikan, raporton BBC.

“Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të njohur për sigurinë publike”, kanë thënë për CNN zyrtarë të FBI.

Hetuesit besojnë se pakoja ishte dërguar nga Kanadaja, ndërsa policia Kanadeze deklaroi se po punonte me FBI për të hetuar “letrën e dyshimtë dërguar Shtëpisë së Bardhë”.

Ricin prodhohet duke përpunuar fasulet e ricinit. Ajo është një substancë vdekjeprurëse që, nëse gëlltitet, thithet ose injektohet, mund të shkaktojë të përziera, të vjella, gjakderdhje të brendshme dhe dëmtim të organeve.

Nëse një person është i ekspozuar ndaj ricinës, vdekja mund të ndodhë brenda 36 deri në 72 orë, në varësi të dozës së marrë, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Shtëpia e Bardhë dhe ndërtesat e tjera federale kanë qenë shënjestra e pakove me ricin edhe në të kaluarën.

Në vitin 2014, një njeri nga Misisipi u dënua me 25 vjet burg për dërgimin e letrave të pluhurosura me ricine ish Presidentit Barack Obama dhe zyrtarëve të tjerë.

Katër vjet më vonë, në 2018, një ish-veteran i Marinës u akuzua për dërgimin e letrave toksike në Pentagon dhe Shtëpinë e Bardhë.