BREAKING NEWS

1.3 tonë kokainë në Maqedoni, vjen reagimi zyrtar nga Policia shqiptare për sasinë rekord: Dorëzuam drogën

1.3 tonë kokainë në Maqedoni, vjen reagimi  zyrtar nga Policia
x

Bota

Tentoi të hapte derën e avionit në ajër, 28-vjeçarja dënohet me 2 vjet burg

Tentoi të hapte derën e avionit në ajër, 28-vjeçarja

Britanikja Chloe Haines u dënua me 2 vjet burg, pasi tentoi të hapte derën e avionit gjatë fluturimit.

26-vjeçarja fluturonte në linjën Londër-Dalaman, Turqi, kur tentoi të hapte derën e avionit që mbante mbi 200 pasagjerë. Vajza u neutralizua nga ekuipazhi dhe nga njerëzit në bord. Sipas pasojë e incidentit, dy avionë të Forcave Ajrore Mbretërore monitoruan udhëtimin.

Kompania ajore “Jet2” e ndëshkoi përjetë, duke mos e lejuar të hipë më në linjat e saj, si dhe e gjobiti me 85 mijë paund.

Në procesin gjyqësor u tha se Haines ishte e dehur dhe kishte pirë medikamente, që, sipas saj, e bënë të paqendrueshme dhe të dhunshme. Vajza kërkoi ndjesë dhe deklaroi se nuk mban më asgjë nga ajo që ka ndodhur.