BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Bota

Tërheqja e SHBA nga Afganistani ndez debatet, shefi i Pentagonit paralajmëron për rrezikun e Al-Kaedës dhe ISIS

Tërheqja e SHBA nga Afganistani ndez debatet, shefi i Pentagonit

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani, ka rritur shqetësimin në lidhje me shtimit e rrezikut të një aktiviteti të shtuar të grupeve terroriste në Afganistan, aktivitet që prej kohësh në mos ishte minimizuar, të paktën ishte ngadalësuar dhe puna e tyre ishte vështirësuar. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin është shprehur se grupeve si al-Kaida apo Shtetit Islamik i njohur edhe si ISIS, do t’u duhen "ndoshta rreth dy vjet" për të rigjeneruar aftësitë e tyre për të planifikuar sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve perëndimorë. Gjenerali Mark Milley, paralajmëroi se ky afat kohor mund të ngushtohet në varësi të fatit të qeverisë aktuale afgane. "Nëse do të kishte një kolaps të qeverisë ose një shpërbërje të forcave afgane të sigurisë, ky rrezik padyshim që do të rritej", tha gjenerali Milley. Biden deklaroi se trupat amerikane duhet të tërhiqeshin pasi Amerika e ka arritur qëllimin fillestar për të mbajtur përgjegjës al-Kaidën dhe udhëheqësin e saj Osama bin Laden për sulmet terroriste të 11 shtatorin 2001, në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York dhe Pentagon. "Ne i dhamë Bin Ladenit atë që i takonte. Ne zvogëluam kërcënimin e terrorit të al-Kaidës në Afganistan.… pas 20 vjetësh trimërie dhe sakrificash të guximshme, është koha t'i sjellim trupat tona në atdhe," tha presidenti

Qëndrimet

Biden në një fjalim në një sesion të përbashkët të Kongresit”, tha presidenti. Që nga deklarata e presidentit Joe Biden për të tërhequr trupat e ushtrisë amerikane, në mënyrë që t’i jepte fund kështu edhe periudhës së rehabilitimit dhe ndihmës së ushtrisë dhe forcave afgane, zyrtarët amerikanë në vijimësi kanë ngritur shqetësimin për rritjen e aktivitetit të grupeve terroriste, alarm ky që është mbështetur edhe nga zyrtarë të inteligjencës amerikane. "Kudo që shohim një prani të konsiderueshme terrori, ekziston rreziku që ajo të bëhet një lloj platforme për të kërcënuar vendin tonë", u tha ligjvënësve javën e kaluar Christine Abizaid, e emëruar për të udhëhequr Qendrën Kombëtare Amerikane Kundër Terrorizmit, duke vënë në dukje nevojën për të bërë "presion të pamëshirshëm" ndaj grupeve si al-Kaida dhe IS-i për të minimizuar rrezikun. Një vlerësim i fundit nga vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara ka ngritur gjithashtu shqetësimin, duke paralajmëruar se kryengritësit talebanë në Afganistan duket se janë të gatshëm të rrëzojnë qeverinë aktuale afgane me forcë nëse negociatat nuk japin rezultate të favorshme.

VOA raporton se zyrtarët në Shtëpinë e Bardhë dhe në Pentagon kanë kërkuar të sigurojnë publikun se Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë të luftojnë një rishfaqje të mundshme të al-Kaidës dhe IS-it, përmes sulmeve me raketa me rreze të gjatë veprimi, qoftë nga bazat amerikane apo nga transportuesit e avionëve në Lindjen e Mesme. "Ne do të kemi ende aftësinë ajrore për të shkuar pas al-Kaidës dhe ISIS-it në qoftë se këto objektiva shfaqen dhe duhet t’i eliminojmë", tha gjenerali Kenneth McKenzie, komandanti i Komandës Qendrore Amerikane.