Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tërmeti i fuqishëm godet Iranin, shumë shkatërrohen shtëpi, 6 persona vdesin e 300 lëndohen

Video: 

Postuar: 08/11/2019 - 18:21

Një tërmet i fuqishëm prej 5.9 magnitudë ka goditur mbrëmë pjesën veriperëndimore të Iranit, duke bërë që gjashtë persona të humbin jetën dhe të lëndohen më shumë se 300 tjerë, raportojnë mediat iraniane.
 
Tërmeti është përcjell nga më shumë se 60 dridhje të fuqishme, duke krijuar një situatë kaotike në mesin e qytetarëve të shumtë, që vraponin në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes.
 
“Ekipet e shpëtimit dhe helikopterë të shumtë kanë dalë në terren, derisa spitalet janë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar të lënduarit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga qeveria iraniane.
 
Shefi i ekipeve emergjente ka njoftuar se gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 345 tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
 
Në anën tjetër instituti amerikan i gjeologjisë, ka pranuar se dridhjet kanë ndodhur në ora 2:17 të mëngjesit rreth 83 kilometra në jugperëndim të Ardabilit. Dridhjet janë ndjerë në shumicën e qyteteve të Iranit.
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 21:47

Teksa forcat amerikane në Siri u zhvendosën drejt fushave të naftës në Deir Ezzor në vijim të tërheqjes nga veriu i Sirisë, Rusia po vijon vendosjen në postet e braktisura nga SHBA.
 

Postuar: 18/11/2019 - 21:36

 Kina ka lunduar dje në ngushticën e Taivanit me aeroplambajtësen e saj të re, disa ditë p

Postuar: 18/11/2019 - 20:29

Autoritetet italiane arrestuan shefin e një kompanie në Napoli pasi punësoi dhjetëra punëtorë pa

Postuar: 18/11/2019 - 20:07

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusog tha se Ankaraja do të nisë një operacion të ri ush

Postuar: 18/11/2019 - 20:04

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen bënë thirr

Postuar: 18/11/2019 - 19:51

Të paktën tre persona janë vrarë nga disa të shtëna në një Walmart në OklahomaSipas Patrullës s

Postuar: 18/11/2019 - 15:51

Prej dekadash SHBA ka refuzuar t’u shesë Egjiptit avionët gjuajtës F-15 për të mbajtur ve