BREAKING NEWS

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit të pijshëm, reagon policia

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit
x
BREAKING NEWS

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz, do na e thojë vetë kryeministri

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të komunave, BE sërish thirrje Kosovës: Të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, situata duhet…

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të
x
BREAKING NEWS

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe
x
BREAKING NEWS

Pas trazirave në Veri, Turqia i jep goditjen e fortë Serbisë, dërgon trupa ushtarake në Kosovë

Pas trazirave në Veri, Turqia i jep goditjen e fortë Serbisë,
x
BREAKING NEWS

Sekuestrimi i pasurisë së Vis Martinajt, familjarët bëjnë lëvizjen e papritur

Sekuestrimi i pasurisë së Vis Martinajt, familjarët
x

Bota

Tërmeti mund “të hedhë në erë” Erdoganin dhe pushtetin e tij, si mund të përsëritet skenari i vitit 1999 dhe çfarë katastrofe rrezikon partia e liderit turk

Tërmeti mund “të hedhë në erë” Erdoganin

Duke qenë se zgjedhjet e presin atë në maj ose qershor, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është më se i vetëdijshëm se fati i tij politik varet nga një reagim i shpejtë dhe vendimtar ndaj tërmeteve që shkatërruan qytete në jug të vendit të hënën dhe mori jetën e mijërave njerëzve. Përkundrazi, historia e fundit e Turqisë paralajmëron se pavendosmëria në situata të tilla është politikisht shumë katastrofike. Kur një tërmet i fuqishëm goditi Izmitin, afër Stambollit, në vitin 1999, kryeministri i atëhershëm Bulent Ecevit, i ngurtësuar nga shkalla e katastrofës  u kritikua për dështimin për të organizuar shpëtimin mjaftueshëm shpejt. Rreth 18,000 njerëz vdiqën atëherë. Erdogan duket i vendosur të mos përsërisë të njëjtin gabim, por kjo nuk do të thotë se nuk ka kurthe ku ai mund të bjerë. Disa orë pasi goditi tërmeti i parë, ai nxitoi për të bërë të qartë se po merrte kontrollin dhe u shfaq dukshëm i zemëruar dhe i frustruar nga përpjekjet fillestare të autoriteteve për të nisur operacionet e shpëtimit. Duke folur në një konferencë shtypi të organizuar me nxitim në qendrën shtetërore të koordinimit të fatkeqësive në Ankara, ai tha se vendi ishte goditur nga fatkeqësia e tij më e keqe natyrore që nga viti 1939, kur një tërmet i madh goditi provincën lindore të Erzincanit, duke vrarë rreth 33,000 njerëz “Të gjithë po vënë zemrën dhe shpirtin e tyre në përpjekje, megjithëse moti i ftohtë dhe tërmetet që po ndodhin vazhdimisht po e bëjnë shpëtimin të vështirë”, u tha ai gazetarëve. Dhe të martën, Erdogan qëndroi para kamerave dhe shpalli një gjendje të jashtëzakonshme tre mujore për 10 rajonet më të prekura nga tërmeti. Ai detajoi operacionet e shpëtimit dhe humanitare të deritanishme, duke thënë se rreth 54,000 tenda dhe 102,000 shtretër tashmë janë dërguar në zonat e prekura.

Historia përsëritet

Por Erdogan mund të ketë qenë duke iu referuar tërmetit më të fundit të Izmitit të vitit 1999, jo tërmetit të vitit 1939, tha Gönül Tol , drejtor i Programit të Turqisë në Institutin e Lindjes së Mesme, një institut me bazë në Uashington. Duke folur nga Hatay, një nga rajonet e goditura nga tërmetet e së hënës, Tol tha se në vitin 1999 media kishte akuzuar qeverinë për një reagim të dobët. Po ashtu, ajo tha se edhe pse tërmetet nuk mund të parandaloheshin, vuajtjet e njerëzve u përkeqësuan nga një reagim joadekuat në orët e para pas tyre. “Tragjedia është edhe më e keqe, sidomos për njerëzit si unë që kanë humbur të dashurit”, tha Tol, i cili humbi dy të afërm në tërmetet. “Unë isha atje dhe nuk kishte ekipe shpëtimi. Njerëzit u përpoqën të gërmojnë të dashurit e tyre të bllokuar nën rrënoja. Për orë e orë të tëra thjesht nuk gjenim askënd që të na ndihmonte. Ishte shumë ftohtë, nuk kishte ushqim, ujë, nuk pamë askënd nga qeveria, as institucione shtetërore, as shpëtimtarë, asgjë”, shtoi ajo. Ajo tha se tërmeti në Izmit, epiqendra e të cilit ishte rreth 80 kilometra në lindje të periferisë së Stambollit, pati një ndikim të madh. Ajo tronditi institucionet e vendit deri në thelbin e tyre dhe riformësoi politikën e vendit në mënyra që më vonë ndihmuan ardhjen e Erdoganit në pushtet. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në 2002, Partia e Majtë Demokratike e Ecevit, Partia e Veprimit Nacionalist dhe Partia e qendrës Atdheu-fraksionet që dominuan politikën turke në vitet 1990 nuk arritën të kalonin pragun prej 10 përqind të nevojshëm për të siguruar një vend në parlament. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit fitoi një fitore bindëse.

Erdogan në pozicion të vështirë

Presidenti turk tani duket se po mëson nga kjo përgjigje e ngadaltë. Në mënyrë të pazakontë, Erdogani dëshiron të filmohet në qendër të fatkeqësisë. “Ju e dini se sa shumë i do kamerat, por sa herë që ndodh një fatkeqësi në vend, ai zhduket”, tha Tol. “Ai zakonisht dërgon ministrat dhe njerëzit përreth tij për të zgjidhur problemet. Pra, nëse diçka shkon keq, ai mund t'i fajësojë ata”, shtoi ajo. Turqia është zotuar të zbatojë ndryshime në praktikat e saj të ndërtimit pas tërmetit tragjik të vitit 1999 që vrau 18,000 njerëz. Erdogan prezantoi rregulla të reja ndërtimi dhe zbatoi sigurimin e detyrueshëm ndaj tërmeteve për të gjitha ndërtesat. Por arkitektët dhe urbanistët kanë paralajmëruar prej vitesh se rregullat nuk po ndiqen mjaftueshëm në mënyrë rigoroze.