
Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar dhe iu kundërpërgjigjet të gjithëve atyre që 'e masakruan': Jam mjek, e ushtroj me nder profesionin…

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës, mësoni rezultatin tuaj

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Ja çfarë i rrezikon shqiptarët!

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i fundit i Perëndimit dhe Japonisë

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në banesë dhe i vjedhin 50 mijë euro, zbardhet denoncimi i tij në polici: I kisha mbledhur me familjarët për shlyerjen e një borxhi!

Tërmeti që shkundi vendin, raportohen mbi 1 mijë viktima

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Qershor 2022

Një tërmet i fuqishëm goditi një rajon malor të Afganistanit lindor të mërkurën herët në mëngjes, duke vrarë 1,000 njerëz dhe duke plagosur 1,500 të tjerë. Zyrtarët paralajmëruan se numri i viktimave po rritet vazhdimisht.
Informacioni mbeti i pakët për tërmetin me magnitudë 6.1 afër kufirit pakistanez, por tërmetet e kësaj fortësie mund të shkaktojnë dëme serioze në një zonë ku shtëpitë dhe ndërtesat e tjera janë të ndërtuara keq dhe rrëshkitjet e dheut janë të zakonshme. Ekspertët thonë se thellësia e tërmetit ishte vetëm 10 kilometra (6 milje) – një tjetër faktor që çom në shkatërrim të përmasave të tmerrshme.
Fatkeqësia ishte një sprovë e madhe për qeverinë e udhëhequr nga talebanët, e cila mori pushtetin vitin e kaluar pasi SHBA u tërhoq nga Afganistani dhe i dha fund luftës së saj më të gjatë, 20 vjeçare, luftë që e nisi pasi më 11 shtator 2001, disa njerëz të lidhur me organizatën Al Kaida, rrëzuan kullat binjake në Nju Jork me pasojë vdekjen e rreth 3 mijë njerëzve.
Ekipet e shpëtimit nxituan në zonë duke përdorur helikopterë, por reagimi duket të jetë i ndërlikuar pasi shumë agjenci ndërkombëtare të ndihmës u larguan nga Afganistani pas marrjes së vendit nën kontroll nga talebanët.
Të shkosh në zonat rurale, edhe në rrethanat më të mira mbetet e vështirë në Afganistan dhe tani, operacionet e shpëtimit janë sfida të mëdha.
Shtëpitë u shndërruan në rrënoja dhe trupat e mbështjellë me batanije dergjen në tokë, siç dolën imazhe në mediat afgane.
Tërmeti i së mërkurës ishte më vdekjeprurësi në Afganistan që nga viti 2002. Ai goditi rreth 44 km (27 milje) nga qyteti juglindor i Khost, pranë kufirit me Pakistanin, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGC).
Zyrtarët e menaxhimit të fatkeqësive thanë se të paktën 1,000 janë vrarë dhe 600 të plagosur. Megjithatë, zyrtarët lokalë thonë se numri i të plagosurve është më i madh.
“1,000 të vdekur, 1,500 të plagosur, dhe ky numër mund të rritet, shumë familje kanë humbur. Të plagosurit janë dërguar në Kabul dhe Gardez,” tha për Reuters Mohammad Amin Hozaifa, drejtor i informacionit në Paktika.
Shumica e vdekjeve të konfirmuara ishin në provincën lindore të Paktikas, ku 255 njerëz u vranë dhe më shumë se 200 u plagosën, shtoi Ayubi. Në provincën e Khost, 25 ishin të vdekur dhe 90 ishin dërguar në spital.
Haibatullah Akhundzada, lideri suprem i talebanëve në pushtet, shprehu ngushëllimet e tij në një deklaratë.
Sfidës për autoritetet afgane i shtohen edhe përmbytjet e fundit në shumë rajone, për të cilat agjencia e fatkeqësive tha se kanë vrarë 11, plagosur 50 dhe bllokuar pjesë të autostradës.
Fatkeqësia vjen ndërsa Afganistani po përballet me një krizë të rëndë ekonomike që kur talebanët morën përsipër vendin pasi forcat ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA u tërhoqën pas dy dekadash lufte.
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA) tha se Afganistani u kishte kërkuar agjencive humanitare të ndihmonin në përpjekjet e shpëtimit dhe ekipet po dërgohen në zonën e goditur nga tërmeti.
Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme tha se talebanët do të mirëprisnin ndihmën ndërkombëtare. Pakistani fqinj tha se po punonte për të zgjeruar ndihmën.
Pjesë të mëdha të Azisë Jugore janë aktive sizmike sepse një pllakë tektonike e njohur si pllaka indiane po shtyhet në veri, në pllakën euroaziatike.
Në vitin 2015, një tërmet goditi verilindjen e largët afgane, duke vrarë disa qindra njerëz në Afganistan dhe Pakistanin verior aty pranë.
Më të lexuarat


Kryeministri britanik habit me deklaratën: Mbretëria e Bashkuar është më mirë jashtë BE-së, nuk do të mund ta ndihmonim Ukrainën nëse...

Lufta në Ukrainë/ Rusia bombardon Kievin, reagon ashpër Kancelari gjerman

Sulmet në Kiev, reagon kryebashkiaku: Simbolikë përpara samitit të NATO-s

“Kalorësi me gjoksin e zbuluar”/ Batuta në drekën e G7-ës për Putinin i shkrin të gjithë së qeshuri (VIDEO)

E ngjashme me “Vdekjen e Zezë”, Britania e Madhe ngre alarmin: Bota rrezikohet nga sëmundja...

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Dëgjo Emmanuel”/ Zbardhet biseda e tensionuar Putin-Macron para nisjes së sulmeve mbi Ukrainën: Ju vetë e shihni se çfarë po ndodh!

A do të jetë kjo e ardhmja? Temperaturat ekstremisht të larta, ekspertët ngrenë alarmin për rrezikun që i kanoset botës

Takoi kancelarin gjerman para samitit të G7-ës, Joe Biden tregon planin e Putinit dhe bën thirrjen e rëndësishme: Duhet të qëndrojmë të bashkuar!

“Të ndërpresim oksigjenin e makinerisë ruse të luftës”, Presidenti i Këshillit Europian me deklaratë të fortë në Samitin e G7-ës: Bota po na shikon!
