
‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

Terror psikologjik për koronavirusin! Vajza 29-ditëshe vdes e paushqyer, ja arsyeja tronditëse pse nëna nuk e çoi në spital

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Dhjetor 2020

Vajza 29-ditëshe vdes e paushqyer, e ëma nuk e çoi në spital prej frikës së Covid
Një vajzë e vogël, vetëm 29 ditëshe, nuk ushqehej mjaftueshëm nga nëna e saj, aq sa të rritej shëndetshëm.
Ajo u çua në spital, në gjendje kritike dhe ndërroi jetë.
Sipas një rindërtimi fillestar të ngjarjes nga hetuesit, gruaja nuk donte që të kërkonte ndihmë nga mjekët, sepse kishte frikë të dilte nga shtëpia, me qëllim që të mos infektohej nga Covid.
Tragjedia ndodhi në spitalin Umberto I, në Nocera, ku fëmija – i vetmi i një çifti nga Angri – vdiq dje në njësinë e kujdesit intensiv.
Mjekët u përpoqën ta shpëtonin, por të premten e kaluar, kur u shtrua në spital pas një kontrolli të parë në urgjencë, ata konstatuan se foshnja ishte një gjendje kritike.
Çështja tani ka shkaur në prokurori.
Vajza e vogël, në lindje peshonte 3 kg; por për shkak se nuk ushqehej, pësoi arrest kardiak.
Sipas konstatimit nga mjekët, në fakt, nëna, me banim në Angri bashkë me burrin dhe vjehrrën e saj, i kishte dhënë gji foshnjës, por jo aq sa të lejonte që ajo të zhvillohej normalisht në ditët e para të jetës.
Një problem që gruaja e kishte ndjerë, por që, të paktën fillimisht, e kishte nënvlerësuar nga frika e largimit nga shtëpia, për të shkuar tek pediatri i saj. Sipas asaj që u rindërtua nga mjekët dhe hetuesit, në fakt, nëna e re kishte frikë se mos kontraktonte Covid-19, pasi një grua që jetonte në të njëjtën ndërtesë doli pozitive. Fillimisht vajza e vogël qante sepse nuk ishte ushqyer mjaftueshëm, por me kalimin e ditëve ajo nuk do të kishte as forcën për t’u ankuar. Vetëm para kësaj skene, në fakt, prindërit do të bindeshin që të shkonin në spital për të kërkuar ndihmë nga mjekët, por atëherë ishte tepër vonë.
Më të lexuarat


Shërohet personi i sëmurë më gjatë nga COVID-19, nuk do ta besoni sa ditë ka qëndruar në spital

Gjyqi ndaj Donald Trump, udhëheqësi i shumicës në Senat zbulon kur fillon procesi

Publikohet bilanci i COVID, ja çfarë ka ndodhur në Itali 24 orët e fundit

Surpriza/ Britania 'falenderon' në shqip mjekët që përballen me Covid-19 (FOTO)

Mediat gjermane japin paralajmërimin ‘bombë’: Nëse Greqia zbaton zgjerimin me 12 milje, Turqia do ...

Tha se mutacioni i ri i COVID është më vdekjeprurës, ekspertët britanikë nxjerrin blof kryeministrin Boris Johnson

Pas vetëvrasjes së 10- vjeçares ndodh një tjetër ngjarje tragjike, treni përplas për vdekje 18-vjeçarin pasi po realizonte video për TikTok

Skandal/ Mjeku vjedh dozat e vaksinës për t’ia dhënë familjes dhe shokëve, reagon Prokuroria dhe merret vendimi i menjëhershëm ndaj doktorit

Ndodh për herë të parë në botë/ Dy dekada pas aksidentit që i mori atij të dy gjymtyrët, mjekët realizojnë mrekullinë e madhe

Megaoperacioni anti-mafia, arrestohen 48 persona, të përfshirë edhe politikanë dhe eurodeputetë
