BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Bota

Thatësira dhe pasiguria rreth grurit ukrainas, shqetësim për fermerët amerikanë

Thatësira dhe pasiguria rreth grurit ukrainas, shqetësim për

Pasojat e luftës në Ukrainë dhe kushtet e thatësirës në vend po nxisin pasiguri në sektorin bujqësor të Shteteve të Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabough vizitoi një fermer që përballet me ndryshimet e motit, rritjen e kostove dhe luhatjen e çmimeve të mallrave.

Qershori ishte një nga muajt më të thatë të regjistruar për shtetin e Illinoit… një periudhë e vështirë kjo për fermerin David Meiss, në qytetin Gridley.

“Jemi në fund të qershorit, dhe shoh se si po shkatërrohet i tërë investimi dhe pjesa më e madhe e punës”, thotë fermeri David Meis.

Thatësira e qershorit ndodhi në kohën kur kostot për farat dhe plehrat ishin më të larta se kurrë.

“Praktikisht, nuk kishim para për karburant”, thotë zoti Meiss.

Mirëpo më vonë gjërat ndryshuan në Illinoi. Situata në qytetin Gridley shkoi nga pothuajse thatësirë e plotë në 18 centimetra reshje në vetëm tre javë.

“Nuk është dëgjuar ndonjëherë të bjerë kaq shumë shi”, thotë zoti Meiss.

Ndërsa ai inspekton fushat me misrit në korrik, ai shqetësohet se dëmi mund të jetë bërë tashmë.

“Ne e dimë se kemi pasur humbje të rendimentit dhe një pjesë e bimëve nuk janë zhvilluar ashtu siç kemi pritur. Në një vit si ky, ne kemi nevojë për më shumë të ardhura, sesa marrim normalisht”, sqaron më tej fermeri Meiss.

Ndërsa përballet me motin e ndryshueshëm këtë verë, ngjarjet në pjesën tjetër të botës mund t’i japin të ardhurave të tij një shtytje të papritur.

Lufta në Ukrainë po vazhdon, ndërkaq Rusia njoftoi se ka hequr dorë nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja për transportimin e sigurt të drithrave ukrainase përmes Detit e Zi, duke rikthyer frikën për mungesën e ushqimit.

Joe Camp është drejtor i programeve te “CommStock Investments”, një firmë e menaxhimit të rrezikut bujqësor.

“Rusia dhe Ukraina së bashku përbëjnë rreth 20 për qind të eksporteve botërore të grurit dhe misrit. Nëse kjo sasi i mungon tregut botëror, do të ketë një ndryshim të bilancit të kërkesës në treg”, thotë zoti Camp.

Ai thotë se kjo situatë mund të sjellë blerës të tjerë në treg për grurin e SHBA-së.

“Ukraina është një furnizues i madh i klientëve tanë kryesorë si Kina. Kjo do të ketë një ndikim në situatën e re që po krijohet sa i përket kërkesës tregtare të SHBA-së”, thotë më tej zoti Camp.

“Kam dëgjuar njerëz që thonë se kjo do të jetë një gjë e mirë për ne në planin afatgjatë, sepse malli ynë do të vlejë më shumë”, thotë fermeri David Meiss.

Ndërsa ai do ta mësojë ndikimin e plotë të thatësirës gjatë korrjeve në shtator, zoti Meiss është i vetëdijshëm nëse kërkesa dhe çmimet rriten… fitimi i tij nënkupton humbje që iu shkaktohen të tjerëve.

“Është alarmuese kur heq një sasi aq të madhe nga tregu dhe sinqerisht, është shumë e trishtueshme. Unë ndoshta do të hiqja dorë nga çmimi i rritur i mallit tim nëse do ta dija që njerëzit nuk po vdisnin nga uria”, thotë zoti Meiss.

Çmimet e grurit janë ulur rreth 50% pasi arritën nivelet më të larta të të gjitha kohërave gjatë muajit të parë të sulmit rus në Ukrainë, në vitin 2022. Çmimet e misrit janë gjithashtu më të ulëta këtë vit pasi arritën nivelin më të lartë të 10 viteve në prillin e kaluar. Por, çmimet për të dyja kulturat po rriten ndërsa Rusia shton sulmet ndaj porteve të Ukrainës në Detin e Zi, një rrugë kyçe për drithërat e Ukrainës për të arritur tek tregjet ndërkombëtare./ VOA