
Thika përgjak Tepelenën, 42-vjeçari godet rëndë gruan dhe më pas veten

Çfarë ndodhi? Shtyhet procesi gjyqësor për inceneratorin e Elbasanit

EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga kati i katërt, zbardhen detajet e para

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja çfarë po ndodh në selinë blu

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon Partinë Socialiste: Nuk më lejojnë të...

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Thatësira dhe temperaturat e larta gjatë verës, ekspertët ngrenë alarmin, parashikojnë rrezikun e madh

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Gusht 2022

Thatësira e verës dhe temperaturat e larta po godasin me forcë çdo sektor në Evropë, nga bujqësia deri tek industria e transportit të mallrave.
Kompanitë e transportit lumor dhe ato të logjistikës në Gjermani do të ndërpresin për arsye sigurie shumicën e udhëtimeve të anijeve të transportit në lumin Rin. Kjo ndërprerje bëhet për shkak të rënies së nivelit të ujit.
Meqenëse në ditët në vijim nuk priten reshje të konsiderueshme parashikohet që nga fundjava niveli i ujit të lumit Rin të bjerë nën 40 cm dhe kjo e bën të pamundur lundrimin pa rrezik të anijeve të transportit.
Hungari – nivel kritik i lumit Danub
Javët e fundit është duke rënë drejt niveleve kritike edhe sasia e ujit në lumin Danub në Hungari, ndërkohë që pjesë të liqenit Velence, në jugperëndim të Budapestit, këtë javë u thanë tërësisht.
Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Hungarisë, Barnabas Virag, paralajmëroi se periudha e gjatë e thatësirës, e shoqëruar me ndikimin e luftës në Ukrainë ndaj furnizimit me drithëra dhe ushqime, mund shkathoje rritjen e çmimeve të ushqimeve muajt e ardhshëm dhe të përkeqësojë prirjen për inflacion me të cilën po përballet vendi.
Mot tepër i thatë në Britaninë e Madhe dhe Francë
Edhe Britania e Madhe po përjeton motin më të thatë prej më shumë se një shekull. Shërbimi kombëtar i motit e shpalli korrikun si muajin më të thatë për Anglinë që nga viti 1935, me reshje mesatare prej 23.1 milimetra. Prej thatësirës edhe lumi Thames po përjeton një mungesë të paparë uji.
Kurse në rajonin jugperëndimor të Burgundisë, në Francë, lumi Tille në fshatin Lux u tha plotësisht. Në shtratin e lumit dolën në pah mijëra peshq të ngordhur.
Për shkak të thatësirës Franca është detyruar të vendosë kufizime të ndryshme për përdorimit të ujit në mbarë vendin.
Paralajmërime për të korrat
Moti i thatë i kombinuar me inflacionin dhe konfliktin në Ukrainë po e përkeqësojnë edhe gjendjen e fermerëve në Evropën Perëndimore.
Presidenti i Shoqatës Gjermane të Fermerëve, Joachim Rukwied, paralajmëroi së fundi, se nëse nuk do të ketë rreshje së shpejti, të korrat e këtij viti mund të preken rëndë nga vala e të nxehtit.
“Për momentin ne po luftojmë në shumë fronte”, tha Rukwied për Agjencinë gjermane të Lajmeve dpa. “Çmimet e plehrave kimikë janë katër herë më të larta se një vit më parë. Çmimet e energjisë janë dy herë më të larta. Çmimet e ushqimit për kafshë janë rritur.” dhe shtoi se “nëse nuk bie shi së shpejti, atëherë kemi frikë se rendimentet e të korrave mund të reduktohen deri në 30% ose 40%.
Më të lexuarat


‘Lodhet’ Ukraina dhe flet e dorëzuar: Rusia ka shënuar sukses në vijën e frontit...zbulohet vendi ku forcat ruse kanë pushtuar totalisht zonën

Anëtarësimi në NATO/ Nuk përmbahet Rusia, kërcënon Suedinë e Finlandën, çfarë pritet të ndodhë

Foli kundër luftës, merret vendimi ekstrem ndaj 54-vjeçarit rus, ja çfarë bënë me vajzën e tij të mitur

Presidenti i Malit të Zi zbulon planin e frikshëm të Rusisë për Ballkanin: Ja çfarë po përpiqet të bëjë Serbia

Ngrihet alarmi, zbulohet rasti i parë i gripit të shpendëve tek njeriu

E frikshme/ Anija plot me pasagjerë përfshihet nga flakët, ka të vdekur

E rëndë/ Përplasen dy helikopterë, ka disa viktima

Papa Françesku përfundon në spital, zbardhen detaje nga gjendja shëndetësore e tij

Beteja për Bakhmutin vendos rezultatin e luftës, Zelensky: Nëse humbim aty, do të bëjmë kompromis me Rusinë

Spanja i jep goditjen e fortë Rusisë me vendimin e fundit, ja lajmi i mirë që ka për Ukrainën
