BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Thellohen akuzat para zgjedhjeve në SHBA, Trump: Biden duhet të dalë nga qilari

Thellohen akuzat para zgjedhjeve në SHBA, Trump: Biden duhet të

Ndërkohë që kanë ngelur vetëm 6 ditë nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, kandidatët për president janë duke bërë lëvizjet e fundit për të ndikuar tek votuesit. Kandidati demokrat Joe Biden ka akuzuar presidentin Donald Trump se nuk ka arritur të reagojë ndaj pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri dhe se është dorëzuar përballë koronavirusit. “Donald Trump është presidenti më i keq i mundshëm, personi më i keq që mund të na udhëheqë në këtë pandemi”, tha Biden në Chester të Pensilvanisë, gjatë një takimi elektoral. Deklarata e Biden nxiti edhe reagimin e zotit Trump, i cili kundërshtoi pretendimet e demokratit se administrata e tij është dorëzuar dhe “ka ngritur flamurin e bardhë” ndaj koronavirusit. Më tej ai e ka cilësuar zotin Biden si një kandidat patetik. Në komentet për gazetarët kur mbërriti në qytetin Allentaun për tubimin e parë ndër tre aktivitete të planifikuara për të hënën në shtetin e pa vendosur të Pensilvanisë, presidenti tha se zoti Biden ka ngritur flamurin e bardhë përballë jetës. “Ai duhet të dalë nga qilari. Ky njeri nuk del nga qilari ndonjëherë”, ka thumbuar Trump. Gjatë fushatës së tij në Pensilvani, zoti Biden ka akuzuar kundërshtarin e tij së është duke zhvilluar një lloj fushate e cila nxit infektimet dhe i bën aktivitetet të kthehen në vatra infeksioni. Ndërkaq, Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows tha për televizionit CNN të dielën se Shtetet e Bashkuara “nuk do ta vënë nën kontroll” pandeminë e koronavirusit, duke i dalë në mbrojtje vendimit të administratës dhe Presidentit Trump për të zhvilluar tubime me pjesëmarrje të lartë, ku njerëzit rrallë herë vënë maska, si dhe aktivitete të tjera megjithëse janë intensifikuar ritmet e përhapjes së virusit. “Ne do të kontrollojmë faktin që do të bëjmë vaksina, terapi dhe masa lehtësuese në aspekte të tjera”, tha Meadows për CNN. Kjo deklaratë e Meadows solli edhe deklaratën e Biden. “Nuk është se zoti Meadows u shpreh gabim. Ishte një pohim i sinqertë i strategjisë që ka ndjekur që në fillim administrata Trump: duke ngritur flamurin e bardhë të humbjes me shpresën se duke e injoruar pandeminë, virusi thjesht do të zhduket. Kjo nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë”, është shprehur Biden. Më tej ish zëvendës presidenti Biden në administratën Obama, ka akuzuar se administrata Trump nuk ka reaguar bazuar në udhëzimet e shkencëtarëve. “Presidenti Trump dhe administrata e tij duhet t’i kishin dëgjuar me kohë shkencëtarët, të kishin marrë masa dhe ta kishin marrë seriozisht kërcënimin e një virusi që merr mijëra jetë çdo javë, duke mbyllur shkollat ? dhe duke detyruar miliona amerikanë të mbeten pa punë”, vijoi ai. Deri tani Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar një rekord botëror prej më shumë se 225'000 vdekjesh dhe mbi 8.6 milion infektimesh, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Fushata e Trump

Fushata e presidentit Trump sipas VOA është përqendruar ditët e fundit në emailet që kanë dalë kohët e fundit, të cilat thuhet se janë dërguar nga djali i ish-nënpresidentit Biden. Presidenti i ka cilësuar emailet “surpriza e tetorit” dhe shpreson se do ta ndihmojnë në garën presidenciale. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Brian Padden shpjegon se si dallojnë emailet nga “surpriza të mëparshme të tetorit”. Këtë muaj, fushata e Presidentit Trump bëri publike emaile të pa verifikuara që tha se ishin dërguar nga Hunter Biden, djali i ish-nënpresidentit Joe Biden. Emailet çojnë në përfundimin se Hunter mund të jetë paguar nga kompania energjetike ukrainase, Burisma e cila kërkonte trajtim të veçantë nga i ati, në kohën kur ishte nënpresident.

Në debatin e javës së kaluar, presidenti ia ngriti këtë temë zotit Biden: “Emailet, ato emaile skandaloze, paratë pa fund që po fitonit ti me familjen. Joe, ti ishte nënpresident kur po ndodhnin këto gjëra,” tha presidenti. Biden i ka hedhur poshtë akuzat për korrupsion dhe i ka cilësuar si taktikë për të larguar vëmendjen.