BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Bota

Thellohen përplasjet mes Turqisë e Francës, Erdogan: Islamofobia në Perëndim po rritet, po rikthen tradita e dikurshme

Thellohen përplasjet mes Turqisë e Francës, Erdogan: Islamofobia

Ngjarja më e fundit midis Turqisë dhe Francës dhe përplasjes së liderëve të dy vendeve ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtare. Presidenti turk është shprehur se islamofobia në Evropë ka arritur nivele të krahasueshme me trajtimin e hebrenjve para Luftës së Dytë Botërore. Ditën e djeshme ai deklaroi se në të gjithë kontinentin evropian, myslimanët janë duke u përballur me sulme. Më tej ai ka kërkuar ndihmën e popullsisë turke, që të reagojë kundër këtyre padrejtësive ndaj vëllezërve myslimanë, duke bojkotuar mallrat dhe produktet të cilat importohen nga Franca. “Islamofobia në rritje në Perëndim është kthyer në një sulm të plotë ndaj librit tonë, profetit tonë dhe gjithçkaje që ne e konsiderojmë të shenjtë. Zhvendosjet, inkuizicionet dhe gjenocidet ndaj anëtarëve të feve të ndryshme nuk është një praktikë që është e huaj për Evropën. Krimet kundër njerëzimit të kryera kundër hebrenjve 80 vjet më parë, veprimet kundër vëllezërve dhe motrave tona boshnjake në Srebrenicë vetëm 25 vjet më parë janë akoma në kujtesën tonë”, ka vijuar ai. Ndërkohë, të shtunën Erdogan bëri një deklaratë të fortë lidhur me shëndetin mendor të presidentit Makron. Erdogan tha se Macron ka një problem me myslimanët dhe se ka nevojë për një kontroll mendor. “Njeriu i parë i Francës ka humbur. Ai vazhdon të flasë gjatë gjithë ditës për Erdoganin. Shikoni së pari veten dhe ku po shkoni. Unë thashë dje në Kayseri se është rasti dhe se me të vërtetë duhet të kontrollohet”, tha Erdogan në Malatya. Ndërkohë në reagim të kësaj deklarate, Franca tërhoqi ambasadorin nga Ankaraja. “Vrazhdësia nuk është metodë. Ne kërkojmë që Erdogan të ndryshojë rrjedhën e politikës së tij sepse është e rrezikshme në çdo mënyrë. Ne nuk hyjmë në polemika të panevojshme dhe nuk pranojmë fyerje”, tha për CNN-in një zëdhënës i Pallatit Elysee, ndërsa Macron tha të martën se qeveria e tij do të “intensifikojë luftën kundër islamizmit radikal”.

Gjermania kundër Erdogan

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dënoi deklaratat e presidentit turk për Emmanuel Macron. “Sulmet personale të Erdoganit ndaj Macronit janë të papranueshme”, tha Maas. Ministri konfirmoi se Berlini është solidarizuar me Francën për çështjen e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit islamik. Në të njëjtën kohë, Maas pohoi se këtë nuk ka të bëjë me miliona myslimanëve që i binden ligjit, që jetojnë në Evropë, por me ekstremistë të dhunshëm dhe vrasës “Do të luante në duart e atyre që duan të ndajnë shoqërinë tonë. Ne nuk do ta pranojmë atë”, tha Maas.

Erdogan i drejtohet SHBA

Recep Tayyip Erdogan sfidoi Shtetet e Bashkuara që t’i vend sanksione Turqisë ndërsa nisi gjithashtu një sulm të dytë personal ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron. Duke folur një ditë pasi i sugjeroi të parit të shtetit francez se kishte nevojë për trajtim të shëndetit mendor për shkak të pikëpamjeve të tij mbi Islamin dhe myslimanët radikalë, Erdogan zgjeroi gamën e e kritikave. “Cilado qofshin sanksionet e juaja, mos i vononi”, tha Erdogan, duke iu referuar paralajmërimeve të SHBA-së për Turqinë që të mos përfshihej drejtpërdrejt në konfliktin në Nagorni-Karabakun, ku Ankaraja mbështet Azerbajxhanin kundër forcave etnike armene. “Ne kemi ndërhyrë për F-35, ju na kërcënuat”, tha Erdogan në një kongres televiziv të partisë qeverisëse në qytetin lindor të Malatyas. “Ju thatë: Dërgoji S-400 përsëri në Rusi. Ne nuk jemi një shtet fisnor. Ne jemi Turqi”. Mosmarrëveshja mbi S-400, për të cilën NATO thotë se përbën një kërcënim për aleancën ushtarake dhe veçanërisht rrezikon sekretet teknike të F-35, është midis një numri të mosmarrëveshjeve të fundit mes Turqisë dhe disa prej aleatëve të saj në NATO. Sakaq Franca u kërkoi vendeve të Lindjes së Mesme t’u japin fund thirrjeve për bojkotin e mallrave të saj. Produktet franceze janë hequr nga disa dyqane në Kuvajt, Jordani dhe Katar në shenjë proteste ndaj qëndrimeve të Macron. Protesta të shumta sakaq janë zhvilluar në Libi, Siri dhe Rripin e Gazës.