BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Thellohet konflikti, Franca merr masa edhe ndaj Britanisë, anulohet takimi mes ministrave të Mbrojtjes të dy vendeve

Thellohet konflikti, Franca merr masa edhe ndaj Britanisë, anulohet takimi

Pas vendimit të bërë me dije ditën e diel se Franca ka tërhequr ambasadorin e saj në Shtetet e Bashkuara, ministrja e Mbrojtjes e Francës, Florence Parly anuloi dje një takim me homologun e saj britanik, Ben Wallace. Ky vendim është marrë për shkak të zemërimit që nxiti marrëveshja mes Britanisë së Madhe, SHBA dhe Australisë e njohur me emrin Aukus. Takimi mes Parly dhe Wallace ishte parashikuar të mbahej këtë javë dhe u anulua edhe pse Franca të djelën deklaroi se masat e marra ndaj SHBA nuk do të aplikoheshin ndaj Britanisë për shkak se këtë të fundit e konsideronin vetëm si një rrotë të tretë në marrëveshje dhe një shtet oportunist. Me marrëveshjen Aukus që u arrit javën e kaluar, SHBA-ja dhe Britania e Madhe do t’i japin Australisë teknologji për të ndërtuar nëndetëse me energji bërthamore, për herë të parë. Parisi është i zemëruar, pasi me paktin Aukus, Australia i dha fund një kontrate me Francën për ndërtimin e 12 nëndetëseve konvencionale. Kjo kontratë, në vlerë prej 37 miliardë dollarësh, ishte nënshkruar në vitin 2016. Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, e cilësoi paktin Aukus si “goditje në shpinë”, që, siç tha, përbën “sjellje të papranueshme midis aleatëve dhe partnerëve”. Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, e mbrojti vendimin e tij për të anuluar marrëveshjen me Francën. Ai tha se e kupton zhgënjimin e Francës, por shtoi se ka qenë gjithmonë i qartë në lidhje me pozicionin e Australisë. Qeveria franceze “ka pasur çdo arsye për të ditur se ne kemi shqetësime të thella dhe të rënda”, tha ai.

Koreja e Veriut kërcënon SHBA-në

Në lidhje me marrëveshjen Aukus, Shtetet e Bashkuara kanë marrë dje një kërcënim nga Koreja e Veriut. Kjo e fundit paralajmëron SHBA-në për kundërmasa ndaj marrëveshjes së nëndetëseve. Koreja e Veriut kritikoi vendimin e SHBA-së për të siguruar nëndetëse me energji bërthamore për Australinë dhe paralajmëroi Washingtonin se mund të zbatojë kundërmasa nëse përcaktohet se marrëveshja prek sigurinë e vendit. Një zyrtar nga Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e ka cilësuar marrëveshjen mes SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë si një "veprim jashtëzakonisht të rrezikshëm" i cili do të nxisë një reaksion zinxhir të garës për armë" dhe i cili do të prishë balancën e sigurisë në Azi-Paqësor. "Koreja e Veriut po shqyrton nga afër marrëveshjen", tha zyrtari i ministrisë i cili shtoi se do vazhdojnë veprimet reciproke nëse kjo do të ketë ndikimin më të vogël negativ mbi sigurinë e vendit. AA raporton se ky zyrtar shtoi se situata aktuale tregon edhe njëherë se nuk duhet të lehtësohen aspak përpjekjet për të forcuar aktivitetet e mbrojtjes kombëtare të bazuara në perspektivat afatgjata. Të tilla deklarata nga Koreja e Veriut, vijnë ndërkohë që ky shtet vijon të zhvillojë me vrull programin bërthamor. Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) tha se Koreja e Veriut me shpejtësi po e zhvillon programin e saj bërthamor. Vlerësimet u bën nga ana e drejtorit të përgjithshëm të kësaj agjensie, Rafael Grossi gjatë një takimi vjetor të vendeve anëtare. "Në Korenë e Veriut, programi bërthamor po vazhdon me vrull të plotë përmes ndarjes së plutoniumit, pasurimit të uraniumit dhe aktivitete të tjera", tha Grossi. Këto aktivitetet përbëjnë shkelje të disa rezolutave të OKB-së. Agjencia vjen në përfundime të tilla për këtë vend vetëm përmes imazheve satelitore, pasi inspektorët e saj nuk lejohen të kenë qasje në aktivitete dhe uzinat bërthamore. Paralajmërimi i fundit vjen disa javë pasi IAEA raportoi se Pheniani mbase ka rifilluar një aktivitetet në qendrën bërthamore Yongbyon. Sipas AA, ekspertët thonë se imazhet e fundit satelitore tregojnë për planet e Koresë së Veriut që të rrisë prodhimin e materialieve që përdoren për armët bërthamore. Më 15 qershor Pheniani lëshoi dy raketa balistike në det. Koreja e Veriut pretendoi se kishte testuar raketa të reja me rreze të gjatë veprimi. Komanda e Ushtrisë amerikane për Indo-Paqësorin tha se pauza për një kohë e Koresë së Veriut në testimin e raketave me rreze të gjatë veprimit tregon për "fokusin e vazhdueshëm në zhvillimin e programit të saj ushtarak dhe kërcënimin që paraqet ai për fqinjët dhe komunitetin ndërkombëtar.