
Çfarë dyshohet? SPAK shtrinë hetimin edhe jashtë Shqipërisë për Arben Ahmetajn

Shtohen telashet për bashkëshorten e Ilir Metës, ja dosja që tregon lidhjet ruse të Monika Kryemadhit dhe pagesat nga kompanitë e njerëzve të Vladimir Putinit

Armiqtë e SHBA, Berisha e Meta të lidhur ngushtë me Moskën, ja si koalicioni i “non gratave” po shkon në zgjedhjet e 14 majit me ngjyrat e flamurit rus

Gjykata amerikane “fundos” ish-agjentin e FBI McGonigal, Juria e Madhe në Nju Jork kërkon konfiskimin e pronave dhe zbulon fakte të reja tronditëse për Agron Nezën

SHBA thirrje qeverive partnere të izolojnë Sali Berishën, kërkohet bllokim vizash për “listën e zezë” të Amerikës

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe gjendja ekonomike shkaktojnë debate të forta në Kuvend, opozita akuza qeverisë për mungesë transparence dhe shpopullimin e vendit

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i bashkisë së Bulqizës

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po punojmë për...

“Tmerri” i Putinit merr pozicionin e rëndësishëm në Ukrainë, Moska është përpjekur ta vrasë mbi 10 herë, kush është gjenerali më i ri në historinë e vendit, i vetmi që parashikoi saktësisht sulmin rus

Shkruar nga Alfrida SHANAJ 7 Shkurt 2023

Media ukrainase Ukrainska Pravda e cila ndodhet me bazë në Kiev njoftoi pak para kohësh për disa ndryshime serioze në qeverinë ukrainase ku theksoi se kryesisht dikasteri që do të preket më shumë nga këto ndryshime do të jetë pikërisht Ministria e Mbrojtjes dhe ministri aktual i Mbrojtjes Oleksi Reznikov do të largohet. Dhe pikërisht parashikimi i saj doli faktik pasi ministri Reznikov u shkarkua nga detyra. Të dhënat rreth largimit të tij nuk janë plotësisht të qarta. Së pari, ministrit ukrainas të mbrojtjes pas shkarkimit nga detyra nuk i është afruar një post i ri. Reznikov i tha portalit të Kievit Fakty Neës se as presidenti Zelensky dhe as kryeministri Denis Šmihalnuk i ofruan atij një pozicion të ri në qeveri. David Arahamija, një zyrtar i lartë i partisë në pushtet Shërbëtori i Popullit të Zelenskyt, tha se për shkak të lidhjeve të tij të mira ushtarako me NATO-n, ai ishte gjithmonë përfaqësuesi i Ukrainës në takimet e armëve në Ramstein.
Skandali i korrupsionit
Edhe pse ministri vetë dëshiron ta paraqesë largimin e tij si rotacion normal i personelit, nuk mund të mos lidhet largimi i tij me skandalin e korrupsionit që u përfshi ministria e tij. Bashkëpunëtoret e tij të ngushtë zëvendësi Vyacheslav Sapovalov dhe Bogdan Khmeljnicki u shkarkuan dhe u arrestuan gjithashtu pas bërjes publike të aferave korruptive. Shefi i Zyrës për Politikë Ushtarako-Teknike , OleksandrLijev, i cili madje u akuzua nga disa media të Kievit se kishte nënshtetësi ruse, gjithashtu u shkarkua. Por vetëm pak ditë më mbrapa u përgënjeshtrua ky lajm dhe disa media kërkuan falje publike. Reznikov i mbrojti ata duke thën ëse ishte bërë një gabim gjatë hartimi të teksti të kontratës, por kjo nuk e shpëtoi atë. Pas kësaj, disa portale ukrainase nënshkruan një peticion për shkarkimin e Reznikov. Përveç kësaj, u spekulua se Reznikov do të merrte Ministrinë e Drejtësisë, veçanërisht në samitit të fundit BE-Ukrainë ku u tha se duhet të punohet për sundimin e ligjit, deoligarkizimin dhe luftën kundër korrupsionit. Vetë Reznikov deklaroi në konferencën e tij të fundit për shtyp në rolin e ministrit të Mbrojtjes se askush nuk mund të ulet përgjithmonë në një kolltuk.
E zëvendëson armiku i Putinit
Ai do të zëvendësohet nga Kirilo Budanov, ish-kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake (GUR), i cili, siç thonë ata, e dinte saktë orën kur filloi agresioni rus kundër Ukrainës dhe konsiderohet si një nga oficerët më të talentuar të inteligjencës ushtarake. Ai njihet gjithashtu si armiku i Putinit pasi ky i fundit do kokën e këtij njeriut. Ëashington Post njoftoi se Budanov respektohet si i vetmi person që së bashku me shërbimet e inteligjencës amerikane dhe britanike paralajmëroi për planet e Putinit muaj më parë, Siç shkruante më parë Jutarnjilist, ngritja e shpejtë e Budanov si një nga gjeneralët më të rinj në historinë e Ukrainës u përshpejtua në gusht 2016, kur një nënkolonel i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) u vra në Krime dhe operativët ukrainas ishin pas atij atentati. Kur ishte vetëm 34 vjeç, në vitin 2020, ai u emërua kreu i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës Ukrainase (GUR). Sipas disa informacioneve, të paktën dhjetë herë kanë tentuar t'i bëjnë atentat por në të gjitha rastet kanë rezultuar të pasuksesshëm dhe të dështuar pasi Budanov është shëndosh e mirë dhe i gatshëm t’i shërbeje vendit të tij. Kujtojmë se Putin kërkon kokën e Kirill Budanov, pasi sipas pretendimeve të FSB-së ruse, ai është drejtpërdrejt përgjegjës për shpërthimet në urën e Krimesë që shkatërruan praktikisht këtë objekt që lidh Rusinë dhe Krimenë. Supozohet se shërbimi rus e lidhi Budanovin me këtë incident për shkak të deklaratave të tij të mëparshme në të cilat ai la të kuptohet se presidenti rus Vladimir Putin mund të tradhtohej nga rusët. Ishte Budanov ai që u shpreh në fillim të pushtimi se një skenar i tillë ishte shumë i mundshëm. Ai gjithashtu ka bërë shpesh pretendime se kreu i Kremlinit po planifikon një grusht shteti për të zëvendësuar Putinin. Gjatë një interviste, ai tha se sipas njohurive të tij, rusët po zemërohen gjithnjë e më shumë për shkak të humbjeve në front dhe se kjo përfundimisht do t’i kushtojë Putinit karrigen e tij.
Më të lexuarat


VIDEO/ Aksident horror, makina e yllit të futbollit ‘fluturon’ në ajër dhe përplaset me qendrën stërvitore, publikohen pamjet e frikshme

E rëndë/ Rrëzohet avioni shumë pranë vendit tonë, ka të vdekur

A do të dorëzohej vullnetarisht Dondald Trump? Avokati i ish-presidentit zbulon si qëndron e vërteta

Prej ditësh i shtruar në spital, zbulohet gjendja shëndetësore e Papës (DETAJE)

Kush është prokurori që çoi president e parë amerikan para drejtësisë. Zbardhen zhvillimet më të fundit

Nuk ka paqe për Turqinë, goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm

Tronditet Turqia, breshëri arme drejt zyrave të e “İYİ Parti”, kryetarja i përgjigjet ashpër dhe bën thirrjen urgjente Erdoganit: Nëse do të vish…

(FOTO) Aktakuza ndaj ish-presidentit po alarmon Amerikën, Trump i pa shqetësuar bën veprimin befasues dhe 'lë gojëhapur' të gjithë

Plas “bomba” e parë mes SHBA dhe Rusisë, ja kush është gazetari që mund të shkaktojë “Luftën e Tretë Botërore”

Rusia 'merr në dorë' Këshillin e Sigurimit të OKB, çfarë pritet të ndodhë
