Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Trageti i mbytur në Korenë e Jugut, numri i viktimave ka shkuar në 52

 Trageti i mbytur nw Korenw e Jugut, numri i viktimave ka shkuar në 52

Postuar: 20/04/2014 - 12:27

Trup pas trupi janë nxjerrë në breg nga trageti i mbytur koreano-jugor mëngjesin e së dielës, një proces solemn i përshkruar nga thirrjet dëshpëruese dhe të qarat e familjarëve të pasagjerëve. Skena pikëlluese erdhi vetëm pak pasi 4 varka të policisë u kthyen me shpejtësi, njëri pas tjetrit, teksa e para mbante 4 trupa, e dyta 3 të tjerë, ashtu sikurse dhe 2 varkat e fundit me nga 3 secila.

Të gjithë trupat e nxjerrë nga trageti i mbytur u dërguan në barrelat e ndodhura në portin e Jindo-s, të mbuluar me pëlhura, e pas një inspektimi ato u transportuan të shoqëruar nga policë, të cilët ishin mbytur në lot, ashtu si dhe familjarët e tyre. Disa prej të afërmve refuzuan të pranonin atë që po shihnin me sy. “Zgjohu! Zgjohu, të lutem!”, thirri një prej familjarëve në port.

Një skenë kjo që mund të përsëritet sërish, pasi 250 trupa janë ende të pagjetur pas mbytjes së tragetit, ditën e mërkurë, ndërkohë që deri tani janë konfirmuar 52 viktima dhe 174 të tjerë janë shpëtuar vetëm pak kohë pas përmbysjes së tij. Asnjë i mbijetuar nuk është gjetur që nga e mërkura. Rreth 563 polumbarë janë ende duke kërkuar në ujrat e ftohtë të Detit të Verdhë gjatë së dielës, ndërsa 34 avionë dhe 204 anije do të kontribuojnë në kërkime, bëri të ditur Ministria e Oqeanit dhe Peshkimit, të Koresë së Jugut.

Teksa presin për lajme të kobshme për fëmijët e tyre, kujtojmë se pasagjerët e tragetit ishin të gjithë studentë, të afërmve u janë kërkuar të kryejnë analizat e ADN-së për të identifikuar më pas edhe trupat e viktimave që do të mund të nxirren nga thellësia e detit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:15

Tërmeti i fortë tronditi sot në drekë kryeqytetin grek të Athinës, duke alarmuar miliona banorë.
 
Si pasojë në disa zona është ndërprerë energjia elektrike.
 

Postuar: 19/07/2019 - 22:02

Irani ka sekuestruar sonte çisternën e dytë detare në pronësi britanike në ujërat e Ngushticës

Postuar: 19/07/2019 - 21:48

Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar një video me testimet në detin e Japonisë, ku dy luftan

Postuar: 19/07/2019 - 21:40

Një video tregon momentin e tmerrshëm kur një turiste zhvishet lakuriq dhe kërcen nga një urë m

Postuar: 19/07/2019 - 21:33

Modelja e bukur ruse që u martua me ish-mbretin e Maljazisë dhe u raportua më pas se është divo

Postuar: 19/07/2019 - 21:03

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venezuelë, teksa lojtari Gerardo Mendoza, është gjetur i vrarë

Postuar: 19/07/2019 - 15:56

Irani ka mohuar sot pretendimet e President Donald Trump se një luftanije ameriakne në Gjirin P