Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tragjedia e Genovas/ Kryeministri shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 12 muaj

Postuar: 15/08/2018 - 19:26

Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme 12 mujore në Genova dhe shpalljen e një dite zie kombëtare në të gjithë vendin, për 39 viktimat e tragjedisë nga shembja e urës. Këshilli i Ministrave, në një mbledhje të jashtëzakonshme ka vendosur një fond prej pesë milionë euro për heqjen e rrënojave pas tragjedisë së urës "Morandi" në Genova ku nga shembja e saj humbën jetën 39 persona. 

 
Kryeministri italian Giuseppe Conte u shpreh se qeveria do revokojë kontratën e koncesionarit për kompanitë që menaxhonin autostradën dhe urën e shembur, ndërsa kujtoi se nuk do presë hetimet e drejtësisë për këtë rast për të vendosur. 
 
"Kemi vendosur të shpallim një ditë zie kombëtare. Ende nuk e kemi vendosur ditën, por ajo do të përkojë me ditën e ceremonisë së varrimit të të vdekurve.", tha Conte.
 
Mbledhja e Këshillit të Ministrave të Italisë u zhvillua në ndërtesën e Prefekturës së Genovas. Shembja e urës në Genova solli tragjedinë me 39 të vdekur, dy prej të cilëve janë shqiptarë, Marjus Djerri dhe Edi Bokrina.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 14:24

Një zyrtar i lartë i inteligjencës është arrestuar në Kanada dhe është akuzuar se ka zbuluar informacione të klasifikuara ndal një entiteti të huaj, ende të paspecifikuar.

Postuar: 15/09/2019 - 13:21

Ekspertët mjekoligjorë në Meksikë kanë arritur të identifikojnë 44 trupa të varrosur në një pus n

Postuar: 15/09/2019 - 13:05

Kishte vendosur që ta kalonte natën tek një shoqja e saj, gjatë një feste me pizhama siç bëjnë sh

Postuar: 14/09/2019 - 23:42

Ai njihet për deklaratat e tij të çuditshme dhe për mënyrën e të vepruarit.

Postuar: 14/09/2019 - 22:05

Pas një eksperimenti në terren në vitet 2013 e 2015, një brez mushkonjat të modifikuara gjeneti

Postuar: 14/09/2019 - 21:52

Disa mijëra aktivistë klimatikë protestuan sot në Frankfurt duke dëmtuar makinat që po shfaqesh

Postuar: 14/09/2019 - 21:34

Temperaturat ishin 25 gradë celsius, por dëbora filloi të binte në kryeqytetin japonez, Tokio.