BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Bota

Tragjedia në Norvegji, autoritet konfirmojmë se ishte një sulm terrorist: Autori ishte konvertuar në besimin islam

Tragjedia në Norvegji, autoritet konfirmojmë se ishte një sulm

Sulmi me hark dhe shigjeta në Norvegji, i cili la pesë persona të vdekur, duket se ishte akt terrorizmi, tha Shërbimi i Sigurisë i Norvegjisë (PST).

Sulmi ndodhi të mërkurën në një dyqan dhe lokacione të tjera të qytetit Kongsberg. Sulmuesi i dyshuar u identifikua si Espen Andersen Brathen, shtetas danez, 37 vjeç. Ai akuzohet për vrasjen e katër grave dhe një burri, të moshës midis 50 dhe 70 vjeç.

Policia tha se i dyshuari, i cili është konvertuar më herët në Islam, do të dalë para gjykatës të premten. PST veçoi të enjten aspekte të ndryshme të sulmit për të shpjeguar, siç tha, besimin e agjencisë se veprimet e të dyshuarit “duket se përbëjnë akt terrorizmi”.

“Sulmet ndaj njerëzve të rastit në vende publike janë metodë e përsëritur e islamistëve ekstremistë që kryejnë terror në Perëndim”, tha agjencia.

“Ky është një sulm i kryer nga një ose disa autorë, me lloje të thjeshta armësh, kundër caqeve me pak ose aspak masa sigurie”, thuhet në deklaratë. PST tha se hetimet do t’i sqarojnë më në detaje motivet e incidentit./REL