Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tragjike/ E lë i dashuri, mësuesja e qëllon me 5 plumba dhe më pas vret veten

Postuar: 10/09/2018 - 09:17

Kishte arritur deri aty sa kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj një gruaje, e cila nuk e linte të qetë. Gaston Perez, një mjek 60-vjeçar nga Karolina e Jugut, përndiqej nga Jennifer Rudemyer, një mësuese 39-vjeçare, me të cilën kishte qenë i lodhur për disa vite.

Një histori dashurie e zgjatur për 8 vite me radhë, deri kur burri interesin. Por që nga ai moment, jeta e tij u bë një ferr i vërtetë.

Gjithçka zgjati deri ditën kur gruaja e qëlloi me pesë plumba dhe më pas i dha fund jetës.

60-vjeçari aktualisht ndodhet në terapi intensive me dëmtime të shumta në kraharor dhe duar, por nuk është në rrezik për jetën.

Tragjedia ndodhi pasditen e 4 shtatorit, në Hilton Head Island. Që kur Gaston e kishte lënë, Jennifer nuk ishte dorëzuar dot, pavarësisht se ai i kishte thënë disa herë se nuk kishte më mundësi për bashkim.

Në fund të muajit gusht, 39-vjeçarja i kishte thënë synimet e saj shoqes së ngushtë, Lauren Church: “Do e vras dhe më pas do i jap fund jetës”.

Lauren kishte sinjalizuar policinë në formë anonime, në mënyrë që të kontrollohej shëndeti mendor i Jennifer, ku policët e kishin gjetur të dehur dhe e bindën që të bënte një kontroll tek mjekët.

Por pak ditë më vonë, Jennifer vuri në zbatim planin e saj të çmendur.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 1. Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 14:55

Një reper është dënuar me burgim të përjetshëm pasi ka përdhunuar një grua, e cila e identifikoi si sulmues pas gjashtë vitesh.

Postuar: 20/09/2018 - 14:38

Një 56-vjeçar është akuzuar nga Gjykata pasi i ka bërë vajzës së tij adoleshente testin e virgjër

Postuar: 20/09/2018 - 12:07

Presidenti rus ka një shenjë të pagabueshme kur vjen fjala për të shtënë me arme.

Postuar: 20/09/2018 - 11:12

Një zyrtar i lartë mjeko-ligjor meksikan ka zbuluar një kamion të mbushur me 144 trupa brenda par

Postuar: 20/09/2018 - 10:25

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se “nuk ka prokuror të përgjithshëm&r

Postuar: 20/09/2018 - 10:06

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar dje një raport ku akuzon qeverinë e S

Postuar: 19/09/2018 - 20:10

Vrasja mafioze e avokates dhe lidhjet me bosët e krimit