Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tragjike/ Nëna e pesë fëmijëve vdes pak orë para dasmës, vuante nga tumori në mitër

Postuar: 09/09/2018 - 11:09

Ishte në prag të martesës me njeriun e jetës së saj, babanë e pesë fëmijëve, por fatkeqësisht sëmundja nga e cila vuante, i mori jetën pak orë para ceremonisë.

Jennie Cameron, 32 vjeçe, nga Skocia ndërroi jetë pak orë para se të martohej me partnerin e saj Francis Yule, 32 vjeç, babai i pesë fëmijëve të saj.

Gruaja zbuloi në muajin korrik se ishte prekur nga tumori në mitër. Fatkeqësisht, sëmundja ishte në fazë terminale, dhe mjekët i thanë Jennie dhe familjes së saj se mundësitë për të mbijetuar ishin zero.

Duke mos mundur të bëjë dot asgjë, ajo vendosi që të jetojë aq sa i mbetej nga jeta e saj, duke caktuar edhe ditën e dasmës me Francis.

Por pak orë para ceremonisë së parashikuar për në 1 shtator, gruaja ndërroi jetë në krahët e bashkëshortit të saj të ardhshëm, i cili donte që ti vendoste unazën në gisht, para se ti jepte lamtumirën e fundit.

Të gjithë mysafirët mbetën të tronditur, por duke qenë të përgatitur për momentin e dhimbshëm, u mblodhën baskë në banketin e dasmës, shkruan noa.al.

“Kishte programuar gjithçka për momentin e altarit, por nuk ia doli. Në dhjetë javë u shkatërruam të gjithë. Kujtimi i Jennie do të jetojë tek fëmijët tanë”, tha Yule, pas vdekjes së nënës së fëmijëve të tij. 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2018 - 15:34

Presidenti rus, Vladimir Putin siguroi zëvendëspresidentin e SHBA, Mike Pence gjatë një takimi në Singapor se Rusia nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane të 2016, konfirmoi Kremlini.
 

Postuar: 19/11/2018 - 15:24

Taxhikistani inauguroi sotdigën më të lartë të botës në Rogun, të kërkuar nga autoritetet e ven

Postuar: 19/11/2018 - 15:20

Gazeta amerikane The Washington Post, akuzon princin saudit të kurorës Muhamed bin Selman se gë

Postuar: 19/11/2018 - 15:19

Protestat kundër çmimeve të larta të karburantit, rritjes së kostos së jetesës, varfërisë dhe k

Postuar: 19/11/2018 - 15:18

Ndersa qindra familje po presin në agoni për të marrë ndonjë lajm për fatin e anëtarëve të tyre

Postuar: 19/11/2018 - 14:26

Një avion luftarak i Luftës së Dytë Botërore u rrëzua në parkingun e një kompleksi apartamentesh

Postuar: 19/11/2018 - 13:50

Historia e tij u ngjan personazheve të Zhyl Vernit apo Robinson Kruzosë së Daniel Defo.