BREAKING NEWS

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, nga Bujar Nishani tek Besnik Mustafaj

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5
x

Bota

Tragjike/ Nusja vdes në ditën e saj të dasmës, dalin dyshimet e rënda (FOTO)

Tragjike/ Nusja vdes në ditën e saj të dasmës, dalin

Një nuse ka vdekur në mënyrë tragjike ditën e dasmës së saj, teksa po mbahej ceremonia në një lokal luksoz në Rusi.

Mediat shkruajnë se Alexandra Erokhova, 25 vjeç, ishte duke festuar në Pallatin Tsaritsyno në Moskë kur pësoi tronditje anafilaktike të shkaktuar nga alergjia.

Nusja pati një reagim ekstrem kur ishte duke ngrënë ëmbëlsirë dhe të gjithë të ftuarit vrapuan t’i vinin në ndihmë.

Një ambulancë u thirr për të ndihmuar vajzën dhe ekipi i bluzave të bardha mbërriti menjëherë, por nuk mund të bënte dot asgjë.

Mjekët thanë që ajo kishte pësuar “tronditje anafilaktike” që besohet të jetë shkaktuar nga alergjia e arrave.

Tragjike/ Nusja vdes në ditën e saj të dasmës, dalin

Alexandra kishte vuajtur nga alergjia që nga fëmijëria dhe të afërmit kishin paralajmëruar kuzhinierët paraprakisht, sipas familjes së saj.

Por raportet thonë se ëmbëlsira përmbante arra. Anafilaksia është një reaksion alergjik i rëndë i cili mund të jetë kërcënues për jetën.

Alexandra kishte studiuar bankë dhe financë në Akademinë Presidenciale elitare Ruse të Ekonomisë Kombëtare dhe Administratës Publike në Moskë.