BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Zjarr i madh në Vlorë, zjarrfikësit shkojnë menjëherë në vendngjarje

Çfarë po ndodh? Zjarr i madh në Vlorë, zjarrfikësit
x

Bota

Tragjike, shpërthen në ajër helikopteri, raportohen tre persona të vdekur

Tragjike, shpërthen në ajër helikopteri, raportohen tre persona

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme Greqinë pasi mediat vendase raportojnë se një helikopter ka shpërthyer duke shkaktuar vdekjen e tre personave midis të cilëve edhe pilotit të tij.

Mësohet se viktimat janë dy shtetase nga Rusia të moshave 40 dhe 45-vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë ishullit Paros.

Autoritetet vendase bëjnë me dije se po përpiqen të gjejnë në ujërat detare personin e tretë për të cilin mësohet se është shtetas grek.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00 të pasditës së sotme ku fillimisht helikopteri ka shpërthyer në ajër dhe më pas ka përfunduar në ujërat e detit.