BREAKING NEWS

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa është numri i të infektuarve në 24 orë

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa
x

Bota

Tragjike/ Sulm me armë zjarri, 8-vjeçari vritet në qendrën tregtare

Tragjike/ Sulm me armë zjarri, 8-vjeçari vritet në qendrën

Një fëmijë vetëm 8 vjeç ka mbetur i vrarë gjatë të shtënave me armë në një qendër tregtare në Alabama. Tre persona të tjerë mbetën të plagosur dhe gjendja e tyre për jetën është kritike. Fëmija humbi jetën gjatë rrugës për në spital.

Qendra tregtare në periferi të Huver dhe më parë ka qenë objekt i incidenteve të tilla në 2018-ën kur një agjent policie vrau një afro-amerikan të cilin e kishte ngatërruar me një hajdut.

Autoritetet shpjeguan për mediat se nuk e dinin se sa persona ishin të përfshirë në të shtënat me armë, duke shtuar se për momentin nuk ka të arrestuar. Qendra tregtare u evakuua.

Një nga nëpunëset e qendrës tregtare u shpreh për mediat se kishte dëgjuar të paktën shtatë të shtëna të cilat vinin nga drejtime të ndryshme.

Më të lexuarat