Lajme të tjera
BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Bota

U prekën nga COVID-19, shuhet familja me 4 anëtarë (Dëshmitë rrëqethëse)

U prekën nga COVID-19, shuhet familja me 4 anëtarë

Një nënë, babai dhe dy vajzat e tyre nga Teksasi vdiqën nga coronavirus në më pak se një muaj.

Sipas Metro, vajza më e madhe, Angelica Bautisa vdiq e para në moshën 49-vjeçare, në 14 korrik. Pastaj, më 31 korrik, nëna 70-vjeçare ndërroi jetë.

Vetëm tre ditë më vonë, më 3 gusht, 37-vjeçari Marisol vdiq. Babai i familjes, Abelardo Bautisa, 75-vjeçar, gjithashtu vdiq më 11 gusht.

“Dukej sikur babai po shërohej nga coronavirusi. Situata me të ishte në rregull. Ne menduam se ai po shërohej, por humbja e tre të dashurve e tërhoqi atë në fund. Përfundimisht edhe ai ndërroi jetë”, tha Gerry Bautisa, djali i cili gjithashtu ishte i infektuar me COVID-19, ashtu si gruaja e tij.

“Në një moment unë qava gjithë kohën, dhe pastaj, kur babai im vdiq , “vdiqa” edhe unë. Ishte një tronditje e tmerrshme”, tha Gerry për televizionin lokal. Gerry kaloi disa ditë në spital për shkak të infektimit, ai arriti të shërohet. “Sa herë që kollitja, kisha ndjenjën se dikush po më shtypte mushkëritë”, tha ai.

“Të gjithë janë të infektuar dhe të vdekurit janë thjesht statistika dhe numra. Por, ata janë qenie njerëzore. Ne nuk duhet të flasim vetëm për numra. Për të vdekurit duhet të themi se ishin baballarët, nënat ose fëmijët e dikujt …”, shtoi në fund Gerry.

U prekën nga COVID-19, shuhet familja me 4 anëtarë

Më të lexuarat