BREAKING NEWS

Breshëri të shtënash ndaj efektivëve të FNSH dhe ‘Shqiponjave’, dy të plagosur dërgohen në spital, kush është autori me kallashnikovë që nuk ndalon duke qëlluar!

Breshëri të shtënash ndaj efektivëve të FNSH dhe
x

Bota

Tritoli ndaj Preng Gjinit, drejtori i Policisë së Tiranës del me reagim zyrtar: Po hetohet pista e hakmarrjes, ja si është gjendja e të dëmtuarit

Tritoli ndaj Preng Gjinit, drejtori i Policisë së Tiranës del me

Drejtori  i policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka dhënë informacionet paraprake në lidhje më atentatin e ndodhur mbrëmjen e së martës në kryeqytet.

Jaupaj tha për mediat se ngjarja ka ndodhur në orën 19.00 ndërsa shtoi se shënjestra e atentatit  është futur në sallën e operimit pasi është dëmtuar rëndë nga shpërthimi.

Sipas drejtorit të Policisë,  po hetohet në pistën e hakmarrjes, por nuk mund të jepen detaje të tjera.

“Kemi një shpërthim i cili dyshohet me lëndë plasëse. Është mbledhur grupi hetimor me specialistë të krimeve të rënda nën drejtimin e departamenti të policisë kriminale, në bashkëpunim edhe me një qark tjetër ku po kryejmë veprime. Ka pista për një hakmarrje mes personit të dëmtuar dhe disa qytetarëve të tjerë jashtë Tiranës. I dëmtuari është futur në sallën e operacionit dhe ka shpresa se do përmirësohet. Ka dhe një kalimtar të plagosur, një shtetas italian, i dëmtuar lehtë”, tha Jaupaj.