BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

Trondit kryebashkiakja e Romës, zbulon kush po planifikon ekzekutimin e saj: Po tentojnë eliminimin tim fizik!

Trondit kryebashkiakja e Romës, zbulon kush po planifikon ekzekutimin e

Kryebashkiakja e Romës ka thënë se grupe të krimit të organizuar kishin në plan të vrisnin atë dhe familjen e saj sepse ajo goditi pronat e tyre, në lagjet e kryeqytetit italian ku ata kanë ndikim.

Virginia Raggi u bë kryetarja e parë femër e “Qytetit të Përjetshëm”, kur u zgjodh në 2016.

Ajo po kandidon për rizgjedhje vitin e ardhshëm, por tha në një intervistë televizive të para-regjistruar se familja Casamonica, e njohur për aktivitetin e saj kriminal, e shenjestroi atë, pasi iu shkatërroi disa nga vilat e tyre, të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në 2018. Kjo e detyroi kryebashkiaken të jetonte nën ruajtjen e policisë.

"Ne jemi informuar se ata po planifikonin një sulm kundër meje dhe familjes time," – tha ajo, pa dhënë detaje të tjera.

Raggi tha se ajo po luftonte gjithashtu me klane të tjera të fuqishme mafioze, të tilla si familja Spada në lagjen bregdetare të Ostia dhe familja Marando në San Basilio, në periferi lindore të Romës.

"Ka pjesë të Romës ku njerëzit vijnë pranë meje për të më thënë të vazhdoj luftën, por më pas ata largohen sepse kanë frikë të mos shihen nga klanet," – u shpreh ajo në intervistën për Canale 5.

Raggi ka pasur një kohë të vështirë si kryetar bashkie. Vitet e saj të para në detyrë u ndoqën nga vështirësitë ligjore dhe largimet e shumta nga administrata lokale.

Në vitin 2018 ajo u shpall e pafajshme për akuzat se kishte gënjyer për emërimin e shefit të turizmit të qytetit, një punë që i shkoi në favor të vëllait të një prej ndihmësve të saj më të ngushtë. Prokurorët apeluan kundër pafajësisë dhe një vendim i ri pritet të merret në muajt e ardhshëm.

Më të lexuarat