BREAKING NEWS

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del me mesazhin frymëzues dhe shpresëdhënës (Videoja që po bën xhiron e rrjetit)

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del
x

Bota

Tronditëse/ Babai vret djalin e tij 11-vjeçar, zbardhet mesazhi që la në rrjetet sociale para kryerjes së aktit të rëndë: Askush nuk mund të na ndajë! Ne...

Tronditëse/ Babai vret djalin e tij 11-vjeçar, zbardhet mesazhi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në  një apartament në Rivara afër Torinos. Një 47-vjeçar vrau për vdekje djalin e tij 11-vjeçar dhe më pas veten e vet.

Sipas mediave italiane, paraprakisht burri i identifikuar si Claudio Baima Poma, kishte shkruar një postim në Facebook ku theksonte: “Askush nuk mund të na ndajë. Ne po shkojmë në një udhëtim të gjatë”. Babai, punonjës i një firme inxhinierie nuk kishte leje për armën.

“Frikacak”, shkroi në Facebook nëna e djalit, e cila ishte ndarë nga burri 18 muaj më parë pas 12 vitesh së bashku,

“Ai më fajësoi mua për gjërat që nuk ishte i aftë t’i adresonte… Ata (babai dhe djali) ishin shumë të afërt. Në rastin më të keq, mendova se ai mund të më lëndonte mua, jo djalin tonë. Ai ishte menduar të kthehej tek unë këtë pasdite. Gjithçka dukej normale”, rrëfeu gruaja.

Tronditëse/ Babai vret djalin e tij 11-vjeçar, zbardhet mesazhi