BREAKING NEWS

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por
x
BREAKING NEWS

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, në 11 shkurt të “martojmë” Ramën

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike
x
BREAKING NEWS

“Çështjet e Brilant dhe Ervis Martinaj të lidhura”/ Gazetari zbardh prapaskenat e forta: Grupet kriminale e kanë metodë përdorimin e...

“Çështjet e Brilant dhe Ervis Martinaj të lidhura”/
x
BREAKING NEWS

A ka kryer Ervis Martinaj ndërhyrje plastike?/ Artan Hoxha zbulon si qëndron e vërteta

A ka kryer Ervis Martinaj ndërhyrje plastike?/ Artan Hoxha zbulon si
x
BREAKING NEWS

Vrau të riun nga Kukësi në Prizren, zbardhet kërkesa më e fundit e prokurorisë për “Kobrën” dhe pesë të tjerë

Vrau të riun nga Kukësi në Prizren, zbardhet kërkesa më
x
BREAKING NEWS

Pas njoftimit të datës së protestës, Berisha bën lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Pas njoftimit të datës së protestës, Berisha bën
x
BREAKING NEWS

Vëmendje shoferë! S’ka më të lëvizësh me makinë pa dokumente, makina monitoruese zbret në terren (Detaje)

Vëmendje shoferë! S’ka më të lëvizësh me
x
BREAKING NEWS

Kush e vrau Brilant Martinajn? Artan Hoxha zbardh detaje tronditëse nga atentati në Fushë- Krujë: E njëjta skuadër i bëri atentatin edhe...

Kush e vrau Brilant Martinajn? Artan Hoxha zbardh detaje tronditëse nga
x

Bota

Tronditëse/ Ekspertët e Europol ngrenë alarmin, publikohen “sekretet” e bosëve në rrjetin “Sky Ecc”. Zbulohen shtëpi torturash në Beograd dhe Holandë

Tronditëse/ Ekspertët e Europol ngrenë alarmin, publikohen

Fakte, prova dhe detaje tronditëse, në kufijtë e të pabesueshmes janë zbuluar nga ekspertët e Europol në rrjetin në të cilin komunikojnë trafikantët ndërkombëtarë të drogës.

Veç të tjerave, në mes të mesazheve të panumërta ata kanë zbuluar edhe dy ambiente torturash, vrasjesh e masakrimesh të rivalëve apo punëtorëve të tyre, ku sipas AFP-së gjenden në Beograd dhe Holandë.

Aplikacioni që u zbulua një vit më parë tashmë iu ka dhënë prokurorëve të Francës, Belgjikës dhe Holandës një nga panoramat më tronditëse të sundimit të karteleve të kokainës në Evropë, duke tejkaluar edhe krimet e Kolumbisë dhe të vendeve latine.

Ekspertët kanë treguar se në fakt, gjuha e dytë më për përdorur në komunikimet mes trafikantëve në të gjithë botën, është gjuha shqipe. SHKRIMI I AFP-SË Nga torturat dhe vrasjet në Holandë dhe Serbi në një rrjet të paprecedentë korrupsioni në Belgjikë, hetimi i aplikacionit “Sky ECC” ka hedhur dritë në disa nga zonat më të errëta të Evropës.

“Sky ECC” ishte një aplikacion i sigurt mesazhesh dikur, i vlerësuar nga baronët e krimit të drogës. Por, pasi u godit nga hetuesit në vitin 2021, ka zbuluar mjaft detaje nga këto organizata. Policia nga Belgjika, Franca dhe Holanda tani po shqyrton një gamë të madhe mesazhesh të dërguara brenda bandave të fshehta të kontrabandës së drogës duke nisur dhe një sërë arrestimesh.

“Ishte sikur ishim ulur në tavolinë me kriminelët”, tha Catherine De Bolle, drejtoreshë Ekzekutive e Europol, Agjencia e Koordinimit të Policisë së BE-së. Pas anglishtes, gjuha më e zakonshme e përdorur në “Sky ECC” ishte shqipja, zbuluan hetuesit. Vitin e kaluar, policia belge, duke gjurmuar atë që tashmë konsiderohej si një operacion i madh kontrabande droge në portin e Detit të Veriut, Antverp, vuri re një aktivitet të përqendruar në këtë aplikacion.

Më shumë se 48 persona u arrestuan në një seri bastisjesh më 9 mars 2021 dhe u kontrolluan 200 ambiente, pjesërisht falë provave në mesazhet e nxjerra nga të dhënat e “Sky ECC”.

Antverp njihet si porti kryesor i hyrjes në Evropë për kokainën nga Amerika Latine, ku 90 ton u kapën vetëm vitin e kaluar. Paralelisht, hetuesit francezë po ekzaminonin një rrjet komunikimi “të padeklaruar” të vendosur në serverë në Francë, duke nxjerrë më shumë të dhëna kriminale. Më shumë se një vit e gjysmë më vonë, detektivët në të dy anët e kufirit bien dakord se hetimi i “Sky ECC” shënoi një pikë kthese në luftën kundër bandave të drogës.

Eric Snoeck, drejtor i Përgjithshëm i Policisë Gjyqësore Federale të Belgjikës, i tha AFP-së se autoritetet kanë në dorë më shumë se një miliard mesazhe të “Sky ECC”.

“Ne kemi përdorur një pjesë relativisht të vogël të provave në dispozicion. Është një punë që është në vazhdim dhe do të duhen vite për t’u përfunduar”, tha ai. Që nga zbulimi, më shumë se 1200 persona janë arrestuar për t’u marrë në pyetje në Belgjikë dhe 510 dosje penale të hapura dhe të informuara nga të dhënat e “Sky ECC”. Këtë javë, mesazhet e zbuluara në rrjetin e fshehtë i lejuan Policisë të niste një operacion ndërkufitar për të çmontuar një “super-kartel” që mendohej se kontrollonte një të tretën e tregtisë së kokainës në Evropë.

Oficerët në pesë vende arrestuan 49 të dyshuar, duke përfshirë gjashtë baronë të dyshuar të drogës me bazë në Dubai. Vetëm policia në Antverp ka hapur 257 dosje çështjesh bazuar në provat e reja. Hetimet po bëjnë përparim në gjurmimin e bosëve të drogës, por ato kanë treguar gjithashtu se sa thellë kanë depërtuar bandat në shoqërinë dhe ekonominë e Belgjikës.

Në shtator, kryeministri belg Alexander De Croo njoftoi përforcime për shërbimin hetimor të policisë dhe paralajmëroi se shtrirja e krimit të organizuar shtrihet shumë përtej porteve të vendit. Dhe nëse shkalla e rrjeteve është marramendëse, dhuna e tyre është shqetësuese.

“Ata kanë importuar në Evropë sjellje që ne menduam se ishin vetëm në Amerikën Latine”, tha Remy Heitz, prokuror i Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Parisit. “Terror, vrasje, njerëz që ekzekutohen në video ‘live’ dhe shpërndahen për shikuesit. Kështu i menaxhojnë këto biznese”, tha ai. Snoeck përshkruan “një nivel dhune të padëgjuar më parë” dhe citon zbulimin e kontejnerëve të transportit të pajisur si dhoma torture në Holandë.

“Për disa mijëra euro, për një kontratë që nuk u përmbush, ata vrasin pa hezitim, ndonjëherë pas orëve të agonisë dhe torturave, njerëz me të cilët punonin disa orë më parë”, tha Snoeck. Mesazhet me tekst të shkëmbyera në rrjetin e koduar i lejuan hetuesit të gjenin një “shtëpi tmerri” në Serbi pranë kryeqytetit Beograd, ku viktimat u copëtuan dhe futeshin në një mulli mishi.

Ndërsa shumica e figurave të larta të arrestuar deri më tani jetonin në Dubai, Ballkani Perëndimor është dëshmuar gjithashtu një pikë e nxehtë për bandat. Të dhënat nga “Sky ECC”, të cilat u tregtuan nga firma kanadeze tashmë e zhdukur “Sky Global”, janë ndarë me autoritetet në 22 vende, duke përfshirë Kolumbinë dhe Brazilin.

Hetuesit që tashmë ishin përballur me “Mocro-Maffia” maroke-holandeze dhe “Ndrangheta Mafia” e Italisë jugore, tani e dinë se kartelet e Amerikës Latine janë implantuar në tokën evropiane.

“Jam shumë i shqetësuar”, i tha AFP-së një gjyqtar francez, duke folur në kushte anonimiteti. “Ne po e nënvlerësojmë rrezikun e këtyre rrjeteve në drejtim të destabilizimit të shtetit dhe përhapjes së dhunës në të gjitha anët e shoqërisë”, tha ai. Marrë nga AFP