BREAKING NEWS

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia e rrethoi, por autori zgjodhi të vriste veten

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia
x
BREAKING NEWS

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka përgjegjësi për largimin e të rinjve

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka
x
BREAKING NEWS

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në Tiranë, i pranishëm edhe kancelari gjerman, ja kush do ta shoqërojë

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë: Kanë devijuar nga objektivi, nuk po merren me zyrtarët e lartë

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë:
x
BREAKING NEWS

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së zbardh prapaskenat

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë po ndodh

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me
x
BREAKING NEWS

“Rama kërkon të vrasë fjalën e lirë”/ Çfarë po paralajmëron Berisha: Brenda 6 muajve tre media...

“Rama kërkon të vrasë fjalën e lirë”/
x
BREAKING NEWS

Çfarë i kërkoi gruaja shtatzënë? Zbulohet LETRA e Sokol Halilit pak momente pas aktit të tmerrshëm (FOTO)

Çfarë i kërkoi gruaja shtatzënë? Zbulohet LETRA e
x

Bota

Tronditëse/ Ishte duke mbajtur fjalim, qëllohet me armë zjarri ish-kryeministri i këtij shteti, dalin pamjet e rënda nga momenti i atentatit (VIDEO)

 

Tronditëse/ Ishte duke mbajtur fjalim, qëllohet me armë zjarri

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u qëllua me armë gjatë një aktiviteti zgjedhor në prefekturën Nara në Japoninë qendrore. Abe u rrëzua përtokë teksa mbante një fjalim dhe u transportua menjëherë në spital, ku mediat lokale pohojnë se ai ‘Nuk tregon shenja vitale’.

Autori i dyshuar i sulmit ndaj ish-zyrtarit është një 41-vjeçar, Tetsuya Yamagami, me origjinë nga zona ku ndodhi sulmi. Personi është arrestuar me akuzën e tentativës për vrasje.

Tronditëse/ Ishte duke mbajtur fjalim, qëllohet me armë zjarri

Tronditëse/ Ishte duke mbajtur fjalim, qëllohet me armë zjarri

Tronditëse/ Ishte duke mbajtur fjalim, qëllohet me armë zjarri

Tronditëse/ Ishte duke mbajtur fjalim, qëllohet me armë zjarri

Sulmuesi, i armatosur me një pushkë gjysmë automatike, me sa duket prodhim artizanal, do të kishte plagosur edhe persona të tjerë. Qeveria japoneze konfirmoi se “një burrë, që besohet të jetë autori, është marrë në paraburgim” dhe shtoi se gjendja e Abe “aktualisht nuk dihet”.

Abe ishte i angazhuar në një tubim dhe u rrethua nga qindra njerëz kur autori qëlloi të paktën dy të shtëna me pushkë pas tij dhe nga afër, duke e goditur ish-kryeministrin në shpinë dhe ndoshta në qafë. Episodi ka ndodhur rreth orës 11:30 me orën lokale (4:30 në vendin tone). Burime spitalore bëjnë të ditur se ish-kryeministri është shtruar në spital me arrest kardiorespirator rreth 15 minuta pas të shtënave.

Ish-guvernatori i Tokios, Yoichi Masuzoe, tha në një postim në Twitter se Abe, 67 vjeç, është në një gjendje të arrestit kardiopulmonar. Termi në Japoni përdoret shpesh përpara se të konfirmohet zyrtarisht vdekja. “Cilado qoftë arsyeja, një akt i tillë barbar nuk mund të tolerohet kurrë dhe ne e dënojmë ashpër atë”, tha sekretari i kabinetit japonez, Hirokazu Matsuno.