BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Bota

Tronditëse/ Mori vaksinën AstraZeneca, vdes menjëherë nga mpiksja e gjakut 48-vjeçarja

Tronditëse/ Mori vaksinën AstraZeneca, vdes menjëherë nga

Australia ka regjistruar viktimën e parë nga mpiksja e gjakut, pas marrjes së vaksinës të prodhuar nga kompania AstraZeneca. 48-vjeçarja e cila mori dozën e parë më 8 prill, është gjithashtu personi i parë në botë që humb jetën  për shkak të vaksinës së AstraZeneca-s, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

Sipas autoriteteve shëndetësore, ajo është rasti i tretë, i cili shënohet me mpiksje të rrallë të gjakut në rradhët e njerëzve të ciëlt janë vaksinuar në Australi.

Administrata e Mallrave Terapeutike (TGA), deklaroi se dy të tjerët janë duke u shëruar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar, nga rishikimi  i rasteve të raportuara në vend, ka dalë në rezultatet se rreziku i përgjithshëm i trombozës së sinusit venoz cerebral një mpiksje e rrallë gjaku në tru  ishte afërsisht 1 në 250 mijë e personave të cilat e marrin vaksinën.