BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Bota

Tronditëse/ Një person hyn në urban dhe sulmon me thikë pasagjerët (VIDEO)

Tronditëse/ Një person hyn në urban dhe sulmon me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bordin e një metroje në New York, ku pasagjerët u përballën me një agresion brutal, teksa një person i sulmoi ato me thikë.

Incidenti tronditës u filmua, ndërkohë që në pamje shihet teksa agresori sulmon dy burra, të cilët përpiqen që të shpëtojnë nga sulmi i tij.

Mediat raportojnë se incidenti ndodhi të Dielën e kaluar, ndërsa videoja u përhap në internet një ditë më parë, ndërkohë që fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Policia sqaroi se i dyshuari ishte arrestuar dhe është akuzuar për sulme kriminale, kërcënime posedim arme, dhe aktualisht është në pritje të ndjekjes penale.