BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Bota

Tronditëse! Sulmohet çifti i biznesmenëve, autorët i lidhën me tela dhe i rrahën (Foto)

Tronditëse! Sulmohet çifti i biznesmenëve, autorët i

Biznesmeni francez Bernard Tapie dhe gruaja e tij, Dominique sulmohen nga 4 hajdutë, largohen me dy ora dore dhe disa bizhuteri

Të tmerrshme janë fotot e biznesmenit, Bernard Tapie dhe gruas së tij, të cilët u sulmuan egërsisht të Shtunën në mbrëmje deri të Dielën nga katër burra të cilët më pas u vodhën bizhuteri të shumta.

Autorët i lidhën me tela dhe i rrahën, ata u arratisën me dy orë dore dhe bizhuteri me vlerë të madhe.

Sipas Protothema, rreth orës 12.30 pasditen e së shtunës në mbrëmje, në Comp la Ville në rajonin e Parisit, çifti u befasua ndërsa flinte nga burra me kapuç të veshur me të zeza, të cilët i lidhën me litarë dhe i rrahën, tha një burim për AFP.

Hajdutët arritën të kalonin pa u vërejtur nga rojet në hyrje të vilës dhe hynë në shtëpinë e njohur si Moulin de Breuil përmes një dritareje në katin e parë. Prokurorët vendas thanë se hajdutët shpëtuan me dy orë, duke përfshirë një Rolex, si dhe disa bizhuteri.Biznesmeni 78-vjeçar u godit në kokë me një glob, si ai si gruaja e tij janë jashtë rrezikut për jetën, me vetëm disa plagë të lehta. Gruaja e Tapie, e cila mori goditje në fytyrë, arriti të lirohet nga prangat e saj dhe shkoi te fqinjët nga ku lajmëroi policinë, sipas disa burimeve.

Bernard Rose Tapie është një biznesmen francez, ndërsa ai gjithashtu ka qenë i përfshirë në aktrim dhe është zgjedhur dy herë deputet. Ai lindi më 23 janar 1943, në një periferi franceze të Parisit. Babai i tij, Jean-Baptiste Tapie, ishte një punëtor dhe nëna e tij, Raymond Nodo, ishte një infermiere.

Megjithëse nuk kishte një formim aristokrat, ai arriti të përfshihej në biznes dhe të bëhej një biznesmen i famshëm në mes të viteve 1980.

  •      
    Tronditëse! Sulmohet çifti i biznesmenëve, autorët i
     
  •      
    Tronditëse! Sulmohet çifti i biznesmenëve, autorët i