BREAKING NEWS

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet për emërimet brenda Partisë Socialiste dhe ia numëron ‘një nga një’ kryeministrit: Gjithçka e vendos Rama sikur është shefi i Shtabit. Si kjo situatë nuk ka pasur ndonjëherë

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet
x
BREAKING NEWS

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu tregon kur vjen kthesa e madhe dhe si parashikohet fundjava

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu
x
BREAKING NEWS

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak
x
BREAKING NEWS

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal
x
BREAKING NEWS

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të PD dhe si do e përzërë Sali Berishën pasi gjykata të rrëzojë “Foltoren”

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të
x
BREAKING NEWS

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të “trazojnë” politikën shqiptare pas 24 korrikut

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të
x

Bota

Tronditet Vladimir Putin në Rusi, çfarë fshehin zjarret misterioze që shpërthyen në institutet strategjike, ja aksioni që po terrorizon Kremlinin

Tronditet Vladimir Putin në Rusi, çfarë fshehin zjarret

Zjarrfikësit janë përballur me flakët në një institut të rëndësishëm rus aerospacial. Zjarri u regjistrua në institutin qendror Aerodinamik në Zhukovsky, i përfshirë në kërkimet për avionë ushtarakë rusë. Ferri që mund të shihej n, është më i fundit në një pikë strategjike në rusi gjatë luftës me ukrainën, me dyshime të shumta se mund të bëhet fjalë për akte sabotazhi. Zjarri nisi në nënstacionin energjetik që furnizon institutin, rreth 70 km në juglindje të Moskës, që ka qenë shumë i rëndësishëm në prodhimin e avionëve ushtarakë si Su-27, MiG-29 dhe MiG-31 si edhe të shumë raketave. Instituti po ashtu është përfshirë edhe në prodhimin e avionëve të tjerë Tu-204 dhe Ilushin 96-300. Nuk pati ndërkohë raporte për viktima apo të lënduar. Ai u bë institucioni i parë shkencor në Rusi që kombinoi studimet bazë, kërkimet e bëra, dizajnin strukturor, në prodhimin dhe testimin e avionëve. Javëve të fundit ka patur një seri zjarresh përfshirë një të martën në impiantin kimik të Novosibirskut. Në pamje u shfaq si një aksident i vogël që nuk ka shkaktuar dëme të veçanta. Megjithatë, kolonat e larta të tymit të zi e bënë të dukshme atë që po ndodhte, aq sa edhe mediat e Moskës, të cilat ndoshta do ta kishin injoruar në heshtje historinë duhej të mbulonin lajmin. Çështja është se, që kur filloi lufta në Ukrainë, Instituti Zhukovsky nuk është as i vetmi dhe as i pari institut strategjik rus që ka pësuar një fat të ngjashëm. A janë vërtet, siç pretendojnë disa, episode sabotazhi të lidhura me konfliktin në Ukrainë , apo thjesht jemi përballur me dështime teknike dhe keqfunksionime të turpshme?

Hija e sabotimit

Është e vështirë t'i japësh një përgjigje të saktë pyetjes. Sa i përket Zhukovsky-t, është e vërtetë se bëhet fjalë për një qendër të respektuar, e cila ndër vite ka zhvilluar ndër të tjera projektet e raketës Energia dhe të anijes kozmike Buran. Por është po aq e vërtetë që ky institucion, megjithëse i rëndësishëm mund të jetë, prej kohësh ka pushuar së qeni qendra kryesore ku mund të mbështetet Kremlini. Ka qenë për disa vite në të kaluarën, veçanërisht në ditët e Luftës së Ftohtë. Tani TsAGI rezulton të jetë një lavdi e vjetër, funksionale por me strategji të kufizuar. Në çdo rast, prototipet e avionëve dhe nëndetëseve eksperimentohen brenda mureve të saj , ndërsa në të kaluarën e afërt ka zhvilluar helikopterë me shpejtësi të lartë. Është e sigurt se ajo që goditi Institutin Zhukovsky ishte zjarri i gjashtë që shpërtheu në një institut rus që ndodhet në territorin e kontrolluar nga Moska. Kjo është arsyeja pse ka zëra për sabotim të mundshëm të armikut.

Zjarri dhe flakët

Duke u kthyer pas në kohë, siç u përmend, janë pesë zjarre që i paraprijnë episodit që përfshiu Tsagi. Këtu janë më të habitshmet. Një muaj më parë ishte radha e uzinës kimike Dmitrievsky në Kineshima dhe qytetit të Korolyov , ku ndodhen shumë kompani ruse të hapësirës dhe industrisë raketore. Para kësaj ishte radha e Institutit Qendror të Kërkimeve të Forcave Ruse të Mbrojtjes Ajrore në Tver. Është e vështirë të mendosh se ngjarje të tilla janë të gjitha aksidentale dhe të lidhen, si në rastin e Tverit, me mosfunksionimin e instalimeve elektrike të vjetruara. Gjithashtu për shkak se tensionet ndërkombëtare po rriten në qiell dhe marrëdhëniet midis Rusisë dhe bllokut perëndimor janë tani në kushtet më të ulëta. Shpërthime dhe incidente të çuditshme ndodhën edhe në Belgorod, një rajon rus që ndodhet disa dhjetëra kilometra larg kufirit me Ukrainën. Çfarë po ndodh? Ka dy hipoteza: ose Rusia duhet të merret me të vërtetë me një luftë të heshtur dhe me intensitet të ulët që po zhvillohet në kufijtë e saj, ose Moska po merret me probleme serioze teknike. Ndërkohë, gjurma e parë vazhdon të rritet, ajo e sabotimit, e dobishme si për propagandën ukrainase ,për të demonstruar se po i përgjigjet goditjes për goditje rusëve dhe asaj ruse për të justifikuar çdo përgjigje ndaj goditjes së pësuar.