BREAKING NEWS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu socialist transformon ekipin, pakënaqësitë largojnë figura të njohura të PS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu
x

Bota

Trump dhe Biden përplasen në distancë, Presidenti: Jam në krye të vendit, nuk mund të rri në bodrum

Trump dhe Biden përplasen në distancë, Presidenti: Jam në

Pavarësisht faktit që debati i caktuar më 15 tetor mes dy kandidatëve për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, u anulua si pasojë e infektimit të presidentit Trump me Covid-19, dy kandidatët ishin në të njëjtën mbrëmje në dy takime të ndryshme me pyetje-përgjigje nga votuesit, që u mbajtën dhe u transmetuan njëkohësisht në rrjete të veçanta televizive. Debati i 15 tetorit u mendua të zhvillohej virtualisht, por Trump nuk ishte dakord duke u shprehur se diçka e tillë ishte një humbje kohe dhe nuk kishte vlerë. Kandidati demokrat Joe Biden, ishte para votuesve në Filadelfia dhe transmetohej në televizionin ABC, ndërsa kandidati republikan Donald Trump ishte në qytetin e Majamit në shtetin e Floridës dhe transmetohej nga rrjeti televiziv NBC. Biden kritikoi atë që ai e quajti përgjigjen e nxitur nga paniku të Presidentit Trump ndaj pandemisë së koronavirusit, ndërsa zoti Trump mbrojti menaxhimin nga ana e tij të një krize që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 217,000 amerikanëve. Biden fajësoi presidentin republikan se e kishte mbajtur të fshehtë se sa vdekjeprurës ishte virusi që ka infektuar gati 8 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara. “Ai tha se nuk i tregoi askujt sepse kishte frikë se amerikanët do t’i kapte paniku. Amerikanët nuk përfshihen nga paniku”, u shpreh Biden.

 

Qëndrimet e Trump

Nga ana tjetër, VOA raporton se presidenti Trump mbrojti si reagimin e tij ndaj pandemisë, ashtu edhe sjelljen e tij personale, përfshirë skenën e një aktiviteti në Kopshtin e Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, ku vetëm pak vetë mbanin maska ose praktikonin distancimin fizik, gjë që rezultoi në infektimin e shumë vetëve. “Unë jam president, duhet të takohem me njerëz, nuk mund të rri në bodrum”, tha Trump para një auditori të hapur votuesish, duke kritikuar në mënyrë të tërthortë zotin Biden që për disa muaj nuk bëri fushatë për shkak të pandemisë. Në Miami presidenti ruajti të njëjtin ton agresiv qe ndoqi edhe me Biden gjatë debatit të parë, duke u përplasur shpesh me moderatoren Savannah Guthrie. Presidenti shpjegoi se kishte dëgjuar variante të ndryshme rreth efikasitetit të maskave, edhe pse ekspertët e shëndetit publik të administratës së tij kanë thënë që mbajtja e tyre është thelbësore për të ndaluar përhapjen e virusit. Presidenti nuk pranoi të denonconte QAnon, teoria e rreme e konspiracionit sipas së cilës demokratët janë pjesë e një rrjeti global pedofilie, duke lavdëruar së pari ata që e besojnë këtë teori se janë kundër pedofilisë, përpara se të thoshte se ai nuk dinte asgjë për lëvizjen. Presidenti u duk se konfirmoi raportin e gazetës New York Times se ai ka rreth 400 milionë dollarë borxhe, duke argumentuar se kjo shuma nuk ishte “asgjë” krahasuar me pasurinë e tij. Dy kandidatët ishin të kujdesshëm në përgjigjet lidhur me Seancat në Senat për konfirmimin e gjykatëses Amy Coney Barrett, kandidatja e Presidentit Trump për Gjykatën e Lartë. Republikanët duan që Barrett të konfirmohet para zgjedhjeve, ndërsa kishin refuzuar ta bënin këtë për ish-kandidatin e ish Presidentit Demokrat Barack Obama në 2016, duke thënë se do të ishte e papërshtatshme në një vit zgjedhjesh. Biden tha se ai nuk ishte përkrahës i idesë së fryrjes së gjykatave, ideja e promovuar nga disa demokratë për të shtuar gjykatës për t’iu kundërpërgjigjur asaj që ata e konsiderojnë si një vend të vjedhur në gjykatë. Por ai nuk pranoi ta përjashtonte një mundësi të tillë pasi moderatori George Stephanopoulos këmbënguli, duke thënë: "Varet se si do të rrjedhin ngjarjet." Sakaq, Trump nuk pranoi të thoshte nëse do të donte që të shfuqizohej e drejta për abort, diçka që shumë studiues ligjorë besojnë se ka më shumë të ngjarë të ndodhë me konservatoren Barrett në gjykatë. “Mendoj se ajo do të marrë një vendim të shkëlqyer. Unë nuk i kam thënë se çfarë vendimi të marrë”, tha ai. Ndërkohë, një debat përfundimtar vazhdon të jetë i planifikuar ende për më 22 Tetor në Nashville, Tenesi.

Më të lexuarat