Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Trump dhe Kim nënshkruajnë marrëveshjen: Nis denuklarizimi i Koresë së Veriut

Postuar: 12/06/2018 - 09:35

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe  ai i Koresë së Veriut Kim Jong Un kanë nënshkruar mëngjesin e kësaj të marte një marrëveshje të përbashkët, ndonëse detajet e saj janë ende të panjohura.

"Ne jemi duke nënshkruar një dokument shumë të rëndësishëm, një dokument mjaft të plotë," u tha Trump gazetarëve.

Ai tha se do ta diskutonte atë "gjerësisht" në një konferencë shtypi të ardhshme dhe tregoi se do të vihej në dispozicion publikisht.

Kim tha se donte të shprehë mirënjohjen e tij për Presidentin Trump lidhur me takimin.

https://twitter.com/twitter/statuses/1006413009911197696

"Kemi pasur një takim historik dhe kemi vendosur të lëmë pas të kaluarën dhe ne jemi gati ta nënshkruajmë dokumentin historik", tha Kim përmes një përkthyesi.

Presidenti Trump tha se procesi i denuklarizimit për Korenë e Veriut do të fillojë "shumë, shumë shpejt".

I pyetur nëse udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ra dakord për denuklarizimin, Trump tha, "Ne do ta fillojmë këtë proces shumë, shumë shpejt".

"Bota do të shohë një ndryshim të madh", vazhdoi ai përmes një përkthyesi.

Një zyrtar amerikan i tha CNN më herët se dokumenti do të kishte në përmbajtjen e tij përparimin e bisedimeve dhe premtimin për të mbajtur vrullin.

                                                                                                        

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2019 - 22:50

Grabitja e shtëpisë së tyre nga katër shqiptarë të armatosur ka lënë ende një ndjesi ankthi tek Alice Campello, e fejuara e Alvaro Moratës.

Postuar: 18/10/2019 - 22:04

Ish-zyrtari i CIAs për anti-terrorizmin Philip Giraldi tashmë opinionit në pension, shkruante d

Postuar: 18/10/2019 - 17:29

Barcelona dhe e gjithë Katalonia verilindore janë bllokuar për shkak të një numri të madh të gr

Postuar: 18/10/2019 - 15:51

Presidenti rus Vladimir Putin mbikëqyri sot lëshimet e raketave balistike kontinentale, të afta

Postuar: 18/10/2019 - 15:20

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën sot gjatë dy shpërthimeve në Afganistan pranë një xhamie

Postuar: 18/10/2019 - 15:14

Forcat meksikane të sigurisë u detyruan të lirojnë një prej djemve të El Chapo-s të kapur disa

Postuar: 18/10/2019 - 11:19

Një luftë e vërtetë me armë zjarri automatike ka shpërthyer në Culiacan, kryeqendra e Shtetit mek