BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Bota

Trump: Gati të nënshkruaj një urdhër të ri për emigracionin, do ofrojmë mundësi për të rinjtë që jetojnë e studiojnë në SHBA

Trump: Gati të nënshkruaj një urdhër të ri për

Pas padisë së ngritur nga Harvard lidhur me mos dhënies së lejeqëndrimit për studentët që nuk do të marrin pjesë ?zikisht në leksione si pasojë e pandemisë dhe faktit që mësimi mund të bëhet online, ditën e djeshme Presidenti Donald Trump ka deklaruar që do të nënshkruajë së shpejti një urdhër ekzekutiv për imigracionin që përfshin një mundësi për shtetësi për të rinjtë e ardhur ilegalisht në SHBA në moshë të mitur. VOA raporton se në një intervistë me kanalin në gjuhën spanjolle, Telemundo, presi-denti tha se programi DACA që i ka mbrojtur këta të rinj nga deportimi i menjëhershëm nuk do të zhbëhet. “Do t’u ofrojmë këtyre të rinjve një rrugë drejt shtetësisë”, tha ai. Presidenti Donald Trump thotë se do të nënshkruajë së shpejti një urdhër ekzekutiv për imigracionin që përfshin një mundësi për shtetë-si për të rinjtë e ardhur ilegalisht në SHBA në moshë të mitur. Por sipas një deklarate të zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere pas intervistës së dhënë nga presidenti Trump, vendimi i ri nuk përfshin amnistimin. Deklarata e Shtëpisë së Bardhë theksonte se urdhri ekzekutiv do të krijonte një sistem imigrimi në bazë të meritave dhe se presidenti do të punonte me Kon-gresin për një zgjidhje legjislative që mund të përfshijë shtetësinë, si dhe kontrollin e fortë të ku?jve dhe reforma mbi bazë meritash, por jo amnisti. Presidenti nuk dha hollësi për elementë të tjerë në urdhrin e ar-dhshëm ekzekutiv për imigracionin, por tha vetëm se do të përfshijë DACA-n dhe se mendonte se njerëzit do të mbeten shumë të kënaqur. Kur u pyet nëse ndryshimet do të bëhen përmes një urdhri ekzekutiv apo një ligji në Kongres, zoti Trump tha se kur dha gjykimin e saj për DACA-n muajin e kaluar, Gjykata e Lartë i kishte dhënë atij kompetenca të jashtëzakonshme për të miratuar urdhra ekzekutive. Gjykata doli me vendimin se administrata nuk kishte dhënë arsyetime të mjaftueshme për të eliminuar DACA-n. Vendimi i gjykatës nuk thoshte nëse të rinjtë e mbrojtur nga programi DACA kanë të drejta të përhershme për të jetuar në SHBA dhe nuk e pengonte Presi-dentin Trump të përpiqej përsëri për ta anuluar programin. Zëdhënësi Deere tha se presidenti po punon për një urdhër ekzekutiv për të krijuar një sistem imigracioni të bazuar te meritat në mënyrë që të mbrojë edhe më shumë punonjësit amerikanë. Presidenti ka lajmëruar se urdhri do të nëshkruhet brenda katër javëve pasuese. Udhëheqësit në Kongres janë përpjekur në disa raste gjatë viteve të fundit të miratojnë reforma gjithëpërfshirëse por nuk kanë pasur sukses si rezultat i mospajtimeve të mëdha mes propozimit të repub-likanëve dhe atij të demokratëve.

Presidenti Trump për herë të parë me maskë në publik

Që nga fillimi i pandemisë, Presidenti Trump është parë pa maskën mbrojtëse në fytyrë në çdo dalje publike. Ditën e djeshme për herë të parë Trump kishte maskë në vizitën që bëri në spitalin ush-tarak Ëalter Reed për t’u takuar me ushtarë që mjekohen atje dhe personel mjekësor që kujdeset për pacientë me COVID-19. Në vizitën e djeshme presidenti ishte në përputhje me udhëzimet e zyr-tarëve të shëndetësisë për vënien e maskave si një ndër masat kritike për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Me një maskë të errët që mbante stemën presidenciale, i shoqëruar nga personel i spitalit ushtarak Ëalter Reed, presidenti hyri në mjediset e spitalit për t’u takuar me ushtarë të plagosur. Ky akt i thjeshtë është një ndër hapat më kritikë që këshillojnë zyrtarët e shëndetit publik për parandalimin e infeksioneve. Por është bërë një simbol politik për disa amerikanë që shprehin rezistencë nga masave të rekomanduara ose imponuara nga autoritetet duke mos vënë maskë. Ishte hera e parë që presi-denti vinte maskë para kamerave. Por ai e pohoi që para nisjes se në prani të pacientëve të shtruar, është një masë e domosdoshme. “Ndoshta do të vë maskë. Kur je në spital, sidomos në pavione ku janë shtruar ushtarë dhe njerëz që sapo janë operuar, duhet vënë. Më duket si ditë e shkëlqyer për të vënë maskë. Nuk kam qenë kurrë kundër maskave por besoj se varet nga momenti dhe vendi”, tha Trump.