Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Trump i kthehet synimit për Groenlandën, publikon foton e një kulle me emrin e tij dhe bën një premtim

Postuar: 20/08/2019 - 18:48

Çdo ditë e më tepër mediat botërore po flasin për një dëshirë të papërmbajtshme të Donald Trump për të blerë nga Danimarka, ishullin e  Groenlandës.

Diçka të tillë, Presidenti i vendit më të fuqishëm në botë, e ka pranuar publikisht përpara gazetarëve, por I ka vendosur të shkojë edhe më tej me deklaratat e tij ku së fundmi ka postuar  në Tëitter një foto të një kulle Trump në një fshat të vogël të Groenlandës.

 “Premtoj që nuk do të bëj këtë në Groenlandë”, shkruan ai me shaka përkrah saj.

Ky reagim dhe në një formë të tillë, vjen pas deklaratave të së dielës se ai ishte strategjikisht i interesuar për një marrëveshje për të blerë territorin arktik. Sidoqoftë, kryeministrja e Danimarkës u nxitua të komentojë dhe tha se Groenlanda nuk ishte për shitje dhe ideja e shitjes së saj tek shtetet e bashkuara është absurde.

“Groenlanda nuk është për shitje. Groenlanda nuk është Daneza. Groenlanda i përket Groenlandës. Unë shpresoj me gjithë zemër që e gjithë kjo nuk është serioze”, tha kryeministrja Mette Frederiksen për një gazetë vendase, gjatë një vizite në Groenlandë.

Ndërkohë mësohet se Trump do të vizitojë Kopenhagenin muajin e ardhshëm kur arktiku do të jetë në agjendë në takimet me Frederiksen dhe kryeministrin Kim Kielsen të Groenlandës që është një territor autonom danez.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 22:21

Një objekt hapësinor i zbuluar nga shkencëtari rus Gennady Borisov në gusht 2019 i përshkruar fillimisht si kometë nga studiuesit, mund të rezultojë të jetë një anije aliene, ka sugjeruar një studiues nga Kalifornia

Postuar: 20/09/2019 - 22:00

Në skenarët e filmave fantastikë kemi parë shpesh kur bota bëhet shkrumb e hi nga pushtuesit al

Postuar: 20/09/2019 - 20:51

Kristiano Ronaldo, u maskua si një person tjetër, dhe doli në qendër të Torinos për të luajtur

Postuar: 20/09/2019 - 20:46

Një rezident në Georgia shpërndau dje një video të detajuar të xhiruar me dron, të anijes trans

Postuar: 20/09/2019 - 19:34

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar sot se mund të lirojë të burgosurit e grupit mil

Postuar: 20/09/2019 - 19:20

Gjenerali rus Alexander Fomin, tha sot në një takim pune se avionë amerikanë ishin përfshirë në

Postuar: 20/09/2019 - 19:00

Lideri i grupit islamik libanez Hezbollah, Hassan Nasrallah paralajmëroi sot Arabinë Saudite dh