BREAKING NEWS

Ja ministrat që pritet të shkarkohen në vjeshtë, Majko e Lleshaj më të rrezikuarit, sondazhet fundosin shumicën e anëtarëve të kabinetit

Ja ministrat që pritet të shkarkohen në vjeshtë, Majko e
x

Bota

Trump kërkon shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale: Votimi me postë, i gabuar

Trump kërkon shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale: Votimi me postë, i

Presidenti Donald Trump kërkon shtyrjen e procesit të hedhjeve presidenciale. Pak kohë më parë u njoftua se zgjedhjet për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahen përmes votimit postar. Ky vendim ka bërë që Presidenti aktual të reagojë menjëherë. Përmes një postimi në rrjetin social Twiiter Donald Trump, bëri thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Në këtë postim Trump përmendi mashtrimet e mundshme me postë elektronike edhe pse nuk solli prova. Sipas tij votimi më postë do të krijojë shumë pasaktësi dhe do të cenojë të drejtën e zgjedhjes së lirë, duke theksuar këtu se i gjithë ky proces do të jetë një turp i madh për Amerikanët dhe vetë organet shtetërore. “Me votimin universal me postë (jo votimi në mungesë, i cili është i mirë), zgjedhjet 2020 do të jenë më të pasaktat dhe më të padrejtat në histori. Do të jenë turp i madh për SHBA-në. Shtyrje e zgjedhjeve derisa njerëzit të mund të votojnë siç duhet dhe sigurt”, shkroi Trump në Twitter. Më herët gjatë këtij muaji, gjashtë shtete amerikane kanë planifikuar që të organizojnë zgjedhje përmes postës: Kalifornia, Utah, Havaje, Kolorado, Oregon dhe Uashington, por që edhe përgatitjet e këtyre vendeve Trump i ka hedhur poshtë. Ndërkaq ai shprehte se thirrja e tij nuk ka të bëjë fare me çështje politike, aleance, apo interesa personale të tijat si president, por së pari për votuesit në SHBA për t’u dhënë atyre komoditetin e nevojshëm të përvitshëm në këtë proces. Duke theksuar këtu se nga na e konkurrencës nuk i druhet asnjë kandidati të radhës për President.

Trump i sigurt për fitoren

Në çdo postim dhe në çdo dalje të tijën publike Trump i mbyll deklaratat duke thënë se nuk i trembet asnjë lloj votimi dhe askujt që do të jetë përball tij, pasi tregon se fitoren e ka të sigurt. Sfiduesi i tij në zgjedhjet e nëntorit është kandidati i Partisë Demokratike, Joe Biden, me të cilin prej kohësh presidenti ka pasur përplasje, madje shpesh e ka quajtur si bashkëpunues i Kinës dhe i pa mundur për të qenë në vend të tij si President. Ndaj në postimin e fundit ai thekson se aq më pak nga Bideni nuk ndjen konkurrencë, edhe shtyrja e aftit po kërkohet për realizmin e një procesi zgjedhor ashtu siç i ka hije Amerikës. Trump tregon se përmes votimit postar shtetet do t’iu dërgojnë votuesve të regjistruar fletëvotimet në mënyrë automatike, të cilat më pas duhet të kthehen mbrapsht në ditën e votimit, ndonëse disa qendra do të mundësojnë edhe votimin tradicional vetëm për raste të jashtëzakonshme. Pikërisht ky veprim sipas tij do të sillte mungesë transparence në votim, por kurrsesi nuk i merr fitoren atij. Më tej sqarohet se rreth gjysma e shteteve amerikane u mundësojnë votuesve të regjistruar që të votojnë me postë, nëse ekziston kërkesa. Ndërkohë kritikët e votave me postë argumentojnë se njerëzit mund të votojnë më shumë se një herë. Bazuar në këto hipoteza, që ai vetë i konsideron plotësisht të mundshme për të ndodhur,Trump është shprehur gjithmonë se s ekziston rreziku që mijëra e mijëra persona të ulen në dhomën e dikujt dhe të plotësojnë fletëvotime, çka do të cenonte një nga rregullat e zgjedhjeve, atë që votimi është i fshehur dhe personal. Megjithatë deri më tani nuk ka të dhëna për mashtrime të nivelit të tillë, bazuar në disa studime përgjatë viteve. Por presidenti vazhdon të këmbëngul për shtyrjen e procesit zgjedhore deri në vendosjen e bëj praktike të pranueshme dhe brenda rregullova zgjedhore.