BREAKING NEWS

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i bllokon fondet me vendim të prerë (Përplasja mes organizatës dhe Kongresit)

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i
x

Bota

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,

Gjatë konferencës për shtyp për Kinën në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Amerikan Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara do t'i japin fund marrëdhënieve të saj me Organizatën Botërore të Shëndetit. Kreu i kësaj organizate kohët e fundit ka dalë hapur kundër Trump, ku aksioni i fundit ishte bllokimi i klorokinës, duke e konsideruar si ilaç të dëmshëm. Ky medikament ka qenë një nga ilaçet e propozuara nga Trump në luftën kundër Covid 19. Kujtojmë presionin e fuqishëm që presidenti amerikan i bëri Indisë për zhbllokimin e e eksporteve të këtij ilaçi në drejtim të SHBA.

 Ky vendim i Presidentit të SHBA vjen në momentin kur numri i përgjithshëm i infeksioneve në botë po i afrohet 6 milion sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins. Rastet janë rritur në 5.8 milion, ndërsa viktimat 360.308. Vendi i parë më i prekur mbetet Shtetet e Bashkuara me 1.7 milion raste dhe 101 mijë vdekje, e ndjekur nga Brazili me 438 mijë infeksione dhe Rusia me 379 mijë. Pas SHBA, shkalla më e rëndë e vdekjes vjen nga Mbretëria e Bashkuar, me 37.919, e ndjekur nga Italia, vendi i tretë në botë me numrin më të madh të viktimave, 33.114