BREAKING NEWS

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i fortë i SHBA-së, ja çfarë pritet të ndodhë në vijim

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i
x

Bota

Trump merr vendimin e prerë për rrjetin social Tik Tok, ja çfarë do të ndodhë

Trump merr vendimin e prerë për rrjetin social Tik Tok, ja

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur të bllokojë rrjetin social, Tik Tok. Ai deklaroi të premten se “për sa kohë Tik Tok është shqetësim për ne, do e bllokojmë në SHBA”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se mund të përdorë fuqinë e emergjencës ekonomike ose një urdhër ekzekutiv. “Epo, e kam atë autoritet”, tha Trump referuar pezullimit të rrjetetit social në SHBA.

I krijuar në Kinë, ky aplikacion është përhapur me shpejtësi në të gjithë botën, duke sfiduar aplikacionet e kontrolluara nga kompanitë amerikane si Instagram dhe Snapchat.

Në Uashington pretendojnë se TikTok mund të përdoret nga qeveria kineze për të vjedhur të dhënat e shtetasve amerikanë, ndaj ndalimi i aplikacionit është i mundur. Megjithatë, ky pretendim po kundërshtohet nga miliona përdorues amerikanë.

800 milionë përdorues aktiv dhe vlerë 50 miliardë dollarë. Këto janë statistikat e fundit të bëra publike për rrjetin social të Tik Tok.