BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Trump merr VENDIMIN, zbulohet informacioni ‘top secret’ që i çon në zyrë Joe Biden, hapet drita jeshile për...

Trump merr VENDIMIN, zbulohet informacioni ‘top secret’ që i

Presidenti në ikje i SHBA, Donald Trump ka pranuar t’i hapë rrugën tranzicionit për presidentin e zgjedhur Joe Biden, duke udhëzuar administratoren e agjencisë federale të Shteteve të Bashkuara që është e ngarkuar me këtë proces, që “të bëjë atë që duhet bërë”, megjithëse ai pohoi se do të vazhdojë me sfidat ligjore.  Edhe pse Trump pranoi ardhjen në pushtet të kundërshtarit, sërish pretendon se zgjedhjet mund të përmbyset.

Pas dhënies së urdhërit nga Trump, shefja e Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme Emily Murphy i tha presidentit të zgjedhur Biden në një letër se ai mund të fillonte e të përdorte burimet federale për të filluar procesin e tranzicionit presidencial.

Kjo i lejon Biden të marrë të njëjtën informacion si Trump, të urdhërojë kontrollet e prapaskenave nga FBI dhe të flasë me zyrtarë të lartë në role kryesore – më së shumti, Dr. Anthony Fauci.

“Unë e marr seriozisht këtë rol dhe, për shkak të zhvillimeve të fundit që përfshijnë sfida ligjore dhe vërtetime të rezultateve të zgjedhjeve, po e dërgoj këtë letër sot për t’i bërë ato burime dhe shërbime të disponueshme për ju,”-shkruante në letrën për presidentin e zgjedhur, Biden, administratorja e GSA-së, Murphy.

Letra ishte njoftuar edhe më parë, pasi mediat shkruanin se Murphy, e emëruar nga zoti Trump në vitin 2017, do të “konfirmonte” zyrtarisht tranzicionin kur fituesi të ishte i qartë, por ajo nuk ka shkuar deri në atë pikë.

Akti Presidencial për Tranzicionin i vitit 1963 nuk parashikon ndonjë afat të prerë brenda së cilit duhet të veprojë por historikisht është vepruar pasi mediat parashikojnë fituesin. Biden pritet të marrë detyrën më 20 janar, ndërsa Trump ende pretendon për padrejtësi dhe manipulim votash edhe pse pretendimet e tij janë hedhur poshtë nga disa Gjykata.