Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Trump mohon ndihën ruse në fitoren sensacionale të zgjedhjeve

Postuar: 11/01/2017 - 17:16

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump përsëriti dje i nervozuar refuzimin e tij për raportimet e fundit të inteligjencës se Rusia zotëron materiale komprometuese për të, por nuk i përdori qëllimisht për ta ndihmuar, duke thënë se Moska nuk ka të bëjë fare me fitoren e tij sensacionale të zgjedhjeve amerikane.

 Trump dënoi gjithashtu agjencitë e inteligjencë për bërjen publike të lajmeve të klasifikuara si sekrete dhe sipas tij të rreme, duke hedhur dyshime mbi anësinë e tyre politike gjatë fushatës së nisur kundër tij. “Mos po jetojmë gjë në Gjermaninë naziste?” pyeti ai. Sugjerimi i fundit i bërë publik nga komuniteti amerikan i inteligjencës thotë se fushata e tij ka komunikuar me Moskën dhe ka sugjerime për përdorim prostitutash. Megjithëse pretendimet e enteve demokrate vazhdojnë në nivele gjithnjë e më të ulëta, ato nuk kanë ndaluar vrullin e mandatit republikan që për një javë bëhet president i SHBA. Rusia mohoi gjithashtu akuzat e fundit, teksa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se supozimet ishin thjesht "Pulp fiction" duke përdorur titullin e një filmi të njohur të Hollywood, që nënkupton trillime të thjeshta artistike pa shumë shpenzime.

Në një seri komentesh të shkurtra në rrejtet sociale Trump thoshte: "Rusia nuk është përpjekur kurrë të më ndihmojë me influencën e saj. UNË NUK KAM TË BËJ FARE ME RUSINË, NUK KAM AS BORXHE, AS MARRVESHJE, ASGJË! "Unë fitova zgjedhjet në mënyrëtë padiskutueshme, Lëvizja e Madhe u verifikua, dhe kundërshtarët e mi të korruptuar përpiqen të hedhin poshtë fitoren timë me LAJME TË RREME. Një shtet i mjerë!”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:15

Tërmeti i fortë tronditi sot në drekë kryeqytetin grek të Athinës, duke alarmuar miliona banorë.
 
Si pasojë në disa zona është ndërprerë energjia elektrike.
 

Postuar: 19/07/2019 - 22:02

Irani ka sekuestruar sonte çisternën e dytë detare në pronësi britanike në ujërat e Ngushticës

Postuar: 19/07/2019 - 21:48

Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar një video me testimet në detin e Japonisë, ku dy luftan

Postuar: 19/07/2019 - 21:40

Një video tregon momentin e tmerrshëm kur një turiste zhvishet lakuriq dhe kërcen nga një urë m

Postuar: 19/07/2019 - 21:33

Modelja e bukur ruse që u martua me ish-mbretin e Maljazisë dhe u raportua më pas se është divo

Postuar: 19/07/2019 - 21:03

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venezuelë, teksa lojtari Gerardo Mendoza, është gjetur i vrarë

Postuar: 19/07/2019 - 15:56

Irani ka mohuar sot pretendimet e President Donald Trump se një luftanije ameriakne në Gjirin P