Bota

Trump reagon sërish për zgjedhjet: Dua më tepër se çdo kush të mbahen, por jo më pas të mësoj që mungojnë fletët e votimit

Trump reagon sërish për zgjedhjet: Dua më tepër se

Presidentit amerikan Donald Trump ka sqaruar deklaratën e së enjtes mbi anulimin e zgjedhjeve, në një konferencë ai u ndal te kjo çështje duke sqaruar se çfarë ka dashur të thotë realisht. Sipas tij, ai do më shuam se kushdo që zgjedhjet të mbahen, por ka ngritur dyshime mbi manipulime. “Dua zhvillimin e zgjedhjeve dhe daljen e rezultatit, i dua shumë, shumë më tepër se ju. Nuk dua vonesa. Dua të zhvillohen votimet. Por gjithashtu, nuk dua të pres për tre muaj dhe të mësoj më pas se mungojnë fletëvotime dhe se zgjedhjet nuk kanë vlerë”, tha presidenti në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti citoi njoftime të medias për probleme me votimet me postë, pasi fletëvotimet kanë mbërritur vonë. Presidenti tha se mund të duhen javë, muaj, ndoshta edhe vite për të sqaruar çdo gjë. “A dua ndryshimin e datës (se votimeve)? Jo, por nuk dua as zgjedhje të parregullta”, tha presidenti. Presidenti Donald Trump hodhi për herë të parë të enjten idenë për t’i shtyrë zgjedhjet presidenciale të nëntorit, pas aludimeve të tij se votimi me postë do të rezultojë në manipulime, aludime që nuk duket të kenë ndonjë bazë. Presidenti Trump shkruante të enjten në Tëitter se “Me votimin e përgjithshëm me postë zgjedhjet e 2020-s do të jenë zgjedhjet më të pasakta dhe më të manipuluara në histori. Do të jetë një turp i madh për SHBA. A duhen shtyrë zgjedhjet në mënyrë që njerëzit të mund të votojnë siç duhet???,” shkruante presidenti në Tëitter.

Konkurrenca në zgjedhje

 Ndërsa dita e zgjedhjeve në Amerikë po afron konkurrenca me dy kandidatëve po shtohet gjithnjë e më shumë. Nga koha e zgjedhjeve presidenciale kanë mbetur edhe 100 ditë kohë, dhe në këto ditë mediat në Amerikë kanë zhvilluar një sondazh se cilin do të votojnë qytetarët Trump apo Biden. Deri më tani sondazhet tregojnë për avantazh të kandidatit demokrat Joe Biden ndaj Presidentit Donald Trump. Sipas të informacioneve të publikuar nga “ Zëri i Amerikës”, vlerësimet për punën e presidentit kanë rënë ndërsa shtohet numri i vdekjeve nga koronavirusi. Gjithsesi ky sondazh nuk është faktik pasi mbështetësit ndër vite shprehen se do të jenë në krah të Trump pavarësisht kaosit që ka shkaktuar pandemia. Sipas korrespodentit Brian Padden vlerësimi për punën e Presidentit Trump ka rënë gjatë pandemisë së zgjatur të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, një recesioni të thellë ekonomik dhe trazirave civile. I emëruari i presupozuar demokrat Joe Biden, i cili ishte zëvendës i Presidentit Obama, tani po kryeson sondazhet e zgjedhjeve presidenciale. Por jo vetëm kaq sondazhet tregojnë se rritja e mbështetjes për të është kryesisht për shkak të qëndrimit larg medies dhe fushate të disiplinuar, që ka kritikuar pa mëshirë trajtimin e krizës dhe goditur mesazhet e çrregullta të zotit Trump, përfshi mohimin e përgjegjësisë për mënyrën sesi Amerika e trajton pandeminë. Ndër të tjera përshëndetet edhe afërsia dh përgjegjësit që shpreh Biden për popullin. “A mund të imagjinoni të qëndroni në vendin e presidentit dhe të thoni nuk është përgjegjësia ime, unë nuk kam asnjë përgjegjësi”, u shpreh kandidati Joe Biden lidhur me qëndrimin e Presidentit Trump. Gjithsesi kjo tërheqje interesi mund të shkëputet lehtë nëse vendi e rimerr veten nga pandemia.

Pavarësisht të dhënave të zbehta nga anketat, mbështetësit e zotit Trump thonë se nëse bie shkalla e përhapjes së koronavirusit dhe zhvillohet një vaksinë para zgjedhjeve të nëntorit, perspektivat e presidentit do të përmirësohen. Kështu janë shprehur vetë mbështetësit e tij që nuk lëkunden lehtë, por së fundmi edhe analist konservator me Institutin e Demokracisë, Patrick Basham, në një intervistë on-line për Zërin e Amerikës tha se Biden merr vëmendje për aq kohë sa njerëzit janë të përqendruar tek pandemia dhe të mërzitur për situatën e krijuar, por nëse vendi del shpejt nga kjo gjendjen Biden penalizohet automatikisht.