BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Trump shkarkon Sekretarin e Shtetit, karizmatikun Rex Tillerson, e zëvendëson me kreun e CIAs

Trump shkarkon Sekretarin e Shtetit, karizmatikun Rex Tillerson, e
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka shkaruar nga detyra e sekretarit të shtetit Rex Tillerson. 
Vendin e Tillerson do ta zerë drejtori i CIA-s, Mike Pompeo.
 
Kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka njoftuar përmes rrjetit Twitter shkarkimin e tij, duke e falënderuar atë për shërbimin e deritanishëm dhe duke shprehur besimin se Sekretari i ri i Shtetit, Pompeo do të bëjë një punë fantastike.
 
Ndërkohë Trump ka njoftuar se, Gina Haspel do të marrë detyrën e drejtoreshës së CIA-s, e cila e para femër në krye të institucionit. 
 
Kjo lëvizje e rëndësishme në administratën Trump vjen në një kohë kur po përgatiten edhe bisedimet me Korenë e Veriut, ku pritet të zhvillohet edhe një takim mes presidentit Trump dhe liderit koreano- verior Kim Jong-un.
 
"Presidenti donte të sigurohej që ekipi i tij i ri të jetë gati përpara bisedimeve të ardhshme me Korenë e Veriut dhe negociatat e ndryshme tregtare në vazhdim" tha një zyrtar i Shtepise se Bardhe për BBC
Rex Tillerson u emërua në këtë detyrë pak më shumë se një vit më parë.
 Tillerson ishte në një vizitë zyrtare në Afrikë javën e kaluar kur ai mësoi papritur njoftimin e Trump se do të mbante bisedimet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Ekipi i tij tha se Tillerson nuk ndihej mirë të shtunën dhe gjatë fundjavës dhe se do shkurtonte turneun me një ditë. Ndoshta lwvizja mund të ketë arsye shendetsore.