Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Trump takohet me Kim: Çdokush mund të bëjë luftë, guximtarët bëjnë paqe

Postuar: 13/06/2018 - 07:36

Presidenti amerikan Donald Trump ka realizuar dje takimin historik me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke thënë se marrëveshja e nënshkruar prej të dyve ishte “e jashtëzakonshme”. Dokumenti i nënshkruar nga dy liderët e botëve ekstreme përfshinte zotimin e Kim për të eliminuar armët bërthamore nga Korea e Veriut. Takimi ishte hera e parë që një president amerikan në detyrë takohet me një udhëheqës të Koresë së Veriut, dhe përfaqëson një kthesë impresionuese për të dy figurat, që disa muaj më parë po shkëmbenin sharje e kërcënime nga më të ashprat. Në konferencën e jashtëzakonshme për media pas takimit, presidenti Trump tha se SHBA do të ndalojë manovrat ushtarake në Korenë e Jugut dhe do të ofrojë “garanci sigurie” për Korenë e Veriut, e cila nga ana e saj zotohet për denuklearizim të plotë dhe të patjetërsueshëm. Disa analistë thanë se dokumenti nuk është bindës, sidomos për mënyrën sesi do të realizohet denuklearizimi. Samiti konsiderohet nga Korea e Veriut si një mënyrë për të legjitimuar një shtet që për shumë kohë konsiderohej eremit, por nëse Trump zgjidh kërcënimin bërthamor të Veriut, ai do të arrinte atë që s’ka arritur të bëjë asnjë nga pararendësit e tij në shumë dekada

Jemi gati të shkruajmë historinë

Trump tha në Singapor se Koresë së Veriut do t’i hiqen sanksionet kur armët bërthamore të mos jenë më faktor. Ai shtoi se do të bëjë gjithç- ka që është e nevojshme që bota të jetë më e sigurtë. “Nëse mundem t’i shpëtoj miliona jetë njerëzish duke u shfaqur në këtë takim, atëherë është nder për mua ta bëj këtë”, ka deklaruar ai. Ai shtoi se përgatitjet për takimin e shumëpritur kanë zgjatur gati tre muaj dhe ka shfrytëzuar rastin të falënderojë liderët e Singaporit dhe Kinës që ndihmuan në organizimin e samitit. “Kanë qenë orë të gjata por tani qëndroj para jush me porosinë për paqe dhe shpresë. Jemi të gatshëm të shkruajmë historinë dhe të përmirësojmë raportet mes popujve tonë”, tha presidenti amerikan. Ai pranoi më tej se Koreja e Veriut tashmë ka shkatërruar një pjesë të armëve të saj nukleare. “Kim e ka rastin të sigurojë një të ardhme më të mirë për popullin e tij. Çdokush mund të zhvilloj një luftë, por vetëm të guximshmit mund ta sjellin paqe. Jam i bindur se kjo është një ditë e madhe për gjithë botën”, tha Trump duke mos kursyer më tej komplimentet për Kim, të cilin e quajti shumë të talentuar për faktin se është i ri në moshë dhe udhëheq vendin.

Deklarata e presidentëve

Në deklaratën e përbashkët të presidentëve thuhej se Presidenti Trump dhe kryetari Kim Jong Un shkëmbyen opinione të sinqerta në lidhje me vendosjen e marrëdhënieve të reja mes SHBA- RPDK, dhe ndërtimin e një regjimi paqeje të qëndrueshme në gadishullin korean. “Presidenti Trump angazhohet për të ofruar garanci sigurie ndaj Republikës Demokratike të Koresë, ndërsa kryetari Kim Jong Un riafirmon angazhimin e tij të palëkundur për të përfunduar denuklearizimin e gadishullit korean”, thuhej në deklaratë. Më tej, duke pranuar se ndërtimi i besimit të ndërsjellë do të nxisë denuklearizimin e Gadishullit Korean, Presidenti Trump dhe kryetari Kim Jong Un zotoheshin se Shtetet e Bashkuara dhe Korea e Veriut angazhohen të krijojnë marrëdhënie të reja mes tyre, në përputhje me dëshirën e dy popujve për paqe dhe prosperitet. “Presidenti Donald J. Trump i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kryetari Kim Jong Un i Komisionit të Çështjeve Shtetërore të Republikës Popullore Demokratike të Koresë angazhohen të bashkëpunojnë për zhvillimin e marrëdhënieve të reja SHBA-Korea e Veriut dhe për promovimin e paqes, begatisë e sigurisë në Gadishullin e Koresë e në Botë”, përfundon deklarata./ Andi LAMKO

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 08:10

Operacioni i ushtrisë turke në kufirin me Sirinë ka vijuar dje me luftime të ashpra në qytetin kurd Ras al Ain, ndërsa Gjermania, Franca e SHBA kanë vijuar presionin ndaj Ankarasë për ndalimin e luftës duke kërcënuar

Postuar: 12/10/2019 - 22:28

Pasi i morën jetën një adoleshenti në Bronx dhe u dënuan për veprat e tyre, dy nga 5 burrat e ban

Postuar: 12/10/2019 - 22:08

Teksa temperaturat e oqeaneve rriten, speciet detare po largohen gjithnjë e më shumë nga habita

Postuar: 12/10/2019 - 21:27

Kancelaria Angela Merkel kërkon marrëdhënie më të ngushta mes Gjermanisë dhe Francës.

Postuar: 12/10/2019 - 20:31

Emine Erdogan, gruaja e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, duke e anashkaluar plotësisht prot

Postuar: 12/10/2019 - 19:59

Presidenti i Francës Emmanuel Macron pas dështimit të kandidates së Francës për Komisionin e BE-s

Postuar: 12/10/2019 - 17:48

Një zyrtare burgjesh nga Britania e Madhe, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, e cila kishte kryer