BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Bota

Trump u trajtua me këtë medikament anti-covid dhe u shërua, OBSH sërish nuk dakordësohet, hedh poshtë ilaçin e parë të koronavirusit: Nuk ka asnjë provë!

Trump u trajtua me këtë medikament anti-covid dhe u shërua, OBSH

Strategjia që po ndjek sërish bota, është bllokimi i lëvizjes së njerëzve për të ngadalësuar në mënyrë të konsiderueshme përhapjen e virusit. Synimi është të parandalohet një shpërthim i madh infeksionesh, që do të mbingarkonte sistemin mjekësor.

Nëpërmjet “uljes së kurbës”, synohet frenimi sa më i gjatë i përhapjes së rasteve të reja, për t’i dhënë kohë autoriteteve dhe kujdesit shëndetësor për t’u mobilizuar. Sa i takon mjekimeve, shpesh autoritetet shëndetësore kanë apeluar që qytetarët të marrin këshillat nga mjekët, dhe të mos abuzohet nga mjete të tjera jo të besueshme.

OBSH ka hedhur poshtë ilaçin e parë të koronavirusit. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka këshilluar institucionet shëndetësore, që të mos e përdorin ilaçin antiviral Remdesivir, për të trajtuar pacientët me COVID-19, që janë të shtruar në spital. Një panel i OBSH-së tha se ilaçi nuk ka “ndonjë efekt të rëndësishëm” në mbijetesë, ose në uljen e kohës së shërimit.

Grupi i Zhvillimit të Udhëzimeve të OBSH-së (GDG), tha sot se nuk kishte “asnjë provë të bazuar në të dhënat aktuale në dispozicion, që ky ilaç përmirëson gjendjen e pacientit”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili doli pozitiv për koronavirusin në fillim të tetorit, u trajtua me Remdesivir si dhe ilaçe të tjera.