
Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit të pijshëm, reagon policia

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz, do na e thojë vetë kryeministri

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të komunave, BE sërish thirrje Kosovës: Të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, situata duhet…

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

Turqia fut në "sherr" dy shtetet, kryeministrja e Finlandës del me deklaratën thumbuese: Suedia paraqitet si fëmijë problematik në klasë. Njofton propozimin e rëndësishëm për bashkimin në NATO

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Shkurt 2023

Finlanda dhe Suedia mbeten të përkushtuara për t’u bashkuar me NATO-n, pavarësisht kundërshtimit të Turqisë ndaj kandidaturës suedeze, thanë kryeministrat e të dy vendeve në një konferencë të përbashkët për media në Stokholm të enjten, më 2 shkurt. Turqia ka thënë se mund të miratojë aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO përpara asaj të Suedisë, por presidenja dhe ministri i Jashtëm finlandez e kanë hedhur poshtë këtë ide, duke argumentuar se siguria e dy vendeve nordike varet nga njëra-tjetra.
“Nuk më pëlqen kjo atmosferë, pozicioni ku Suedia paraqitet si një fëmijë problematik në klasë. Nuk mendoj se është kështu”, tha kryeministrja finlandeze Sanna Marin.
“Suedia gjithashtu plotëson të gjitha kërkesat që nevojiten për t’u bërë anëtare e NATO-s,” shtoi ajo.
Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se vendi i tij vazhdoi t’i bindet një marrëveshjeje trepalëshe për anëtarësimin në NATO të nënshkruar vitin e kaluar midis Suedisë, Finlandës dhe Turqisë.
“Ne e nisëm këtë udhëtim së bashku dhe e bëjmë rrugëtimin drejt anëtarësimit së bashku”, tha Kristersson, duke iu referuar përpjekjeve të Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.
Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO. Por, atyre u duhet miratimi në Parlamentin turk që t’i bashkohen aleancës perëndimore ushtarake.
Ankaraja ka refuzuar që të ratifikojë aplikimet e këtyre dy shteteve për në NATO, pikë së pari për shkak të refuzimit të Suedisë që të ekstradojë dhjetëra të dyshuar, që Turqia pretendon se janë të lidhur me luftëtarët kurdë dhe me puçin e dështuar të vitit 2016./REL
Më të lexuarat


Patët efekte anësore pas vaksinës së Covid? Ja çfarë zbulon studimi i ri

109-vjeçarja, gruaja më e vjetër në Irlandë zbulon sekretin e jetëgjatësisë së saj

Sekretari amerikan del me paralajmërimin e fortë: Nuk do të tolerojmë më asnjë provokim nga Pekini dhe aleatët e tij. Ja çfarë pritet të ndodhë

Pas daljes nga burgu, habit me vendimin e fundit eurodeputetja greke

Çfarë po ndodh mes Turqisë dhe Greqisë? Përplasja e dy anijeve të mallrave në Kios tensionon situatën

“Besojmë fuqishëm se do të dalim fitimtarë”/ Zelensky merr vendimin e pazakontë: Ukraina, e gatshme ta nisë kundërofensivën

Ndodh fenomeni i pazakontë në këtë vend, ngordhin mijëra zogj, dyshohet se...

Ja kush janë “ujqërit” e Vladimir Putinit që po “lundrojnë në para” nga lufta në Ukrainë, si po e shfrytëzojnë përplasjen e Rusisë me Perëndimin

Video/ Nuk ndalet Biden, pëson një tjetër incident, ja çfarë i ndodhi teksa zbriste nga helikopteri

Gjermania në krizë për punëtorë, mungesa në një ndër gjashtë profesione, si mund të aplikojmë
