
Zbardhen detajet nga marrëveshja Kosovë-Serbi, përplasje të forta në të dyja vendet, jepet alarmi në Beograd: Vuçiç i hapi rrugë planit për të krijuar “Shqipërinë e madhe”

Kërkon uljen e dënimit në 1.6 vite burg, ja çfarë ndodhi sot në Gjykatë me Saimir Tahirin

Familjarët e Vis Martinajt përfundojnë në GJKKO, çfarë pritet të ndodhë

Qëndron në qeli për aferën e inceneratorëve/ Ish-zyrtari i lartë bën lëvizjen urgjente. Zbardhet vendimi më i fundit

Arian Çani del me deklaratën tronditëse: Mos hyni në çdo lokal, ja ku është vendi i ndalur për të pirë kafe në Tiranë, aty jetojnë vrasësit

“Punësim në shpi bari, trafikim njerëzisht drejt Anglisë”/ Si shqiptarët po e kthejnë TIK Tok në një dark Web duke joshur edhe bandat kriminale

Aksident i rëndë, përplasen dy makina, humb jetën efektivi i policisë

"Pa miratimin e tyre s'qarkullon asnjë varkë"/ E përditshmja italiane ‘zbërthen’ mafien shqiptare: Ecin me "nder" dhe "pakte gjaku"

Turqia jep dritën jeshile për hyrjen e Finlandës në NATO, Suedia nuk merr përgjigje pozitive nga Erdogan

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Shkurt 2023

“Ne nuk do t'i japim përgjigje pozitive kërkesës së Suedisë përderisa ato lejojnë djegien e Kuranit, “ kështu është shprehur lideri turk Recep Tayyip Erdogan në fjalimin e tij në mbledhjen e rregullt të grupit parlamentar të AK Partisë në Ankara. Duke vlerësuar Finlandën, presidenti turk tha: “Qëndrimi ynë lidhur me Finlandën është pozitiv ndërsa lidhur me Suedinë nuk është pozitiv”. Akti islamofobik erdhi disa ditë pasi Paludan dogji një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Suedi gjatë një proteste të miratuar nga policia. Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO në maj të vitit të kaluar, një vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt 2022. Por, Turqia, një anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vjet, shprehu kundërshtime, duke akuzuar të dy vendet se tolerojnë dhe madje mbështesin grupet terroriste, përfshirë organizatën terroriste PKK-në dhe organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas përpjekjes së mposhtur për grusht shteti të 15 korrikut 2016. Qershorin e kaluar, Turqia dhe dy vendet nordike nënshkruan një memorandum në një samit të NATO-s për të adresuar shqetësimet legjitime të sigurisë së Ankarasë, duke hapur rrugën për anëtarësimin e tyre përfundimtar në aleancë. Nga 30 anëtarët e NATO-s, vetëm Turqia dhe Hungaria duhet të ratifikojnë anëtarësimin e dy vendeve nordike. Ndërsa kryediplomati turk Mevlut Çavusoglu para pak ditësh ne lidhje me pyetjen nëse Turqia dëshiron të ndajë procedurat e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë, ai tha se kjo varet nga NATO dhe këto dy vende. “Nëse duan të ndajnë procesin e anëtarësimit, Turqia do ta shqyrtojë rastin e Finlandës veçmas dhe me më shumë favore”, tha ai.
Më të lexuarat


Tragjike/ Rrëzohet helikopteri, humbin jetën disa persona (VIDEO e frikshme)

"Pasojat do të jenë monstruoze", ish-presidenti kërcënon ndërkombëtarët pas urdhër-arrestit për Putinin

Putin viziton Mariupolin, zyrtari ukrainas e krahason me Hitlerin: Aty kuptoi edhe ai që kishte humbur

Protestat “djegin” presidentin Macron, mocioni i mosbesimit rrezikon ta rrëzojë nga pushteti

A po nxit Donald Trump trazira? Ja pse ish-presidenti i SHBA tha se mund të arrestohet të martën

Çfarë fshihet pas vizitës së Putin në Mariupol? ish-oficeri i inteligjencës 'zbërthen' mesazhet që përcolli presidenti rus

Putin drejt burgut! Nëse shkel në këtë vend europian, përfundon në pranga

VIDEO/ Vladimir Putin në timon, ‘sfidon’ Zelenskin, bën xhiro në rrugët e Mariupol-it të shkatërruar

Përshkallëzohen tensionet/ Koreja e Veriut lëshon raketë drejt detit, SHBA dhe Koreja e Jugut nuk i ndalin stërvitjet

Bota në krizë buke, zyrtari ukrainas publikon “provat”: Rusia derdhi 20 tonë grurë ukrainas në rrugët e Mariupolit (VIDEO)
