Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Turqia një natë mes luftës, bilanc tragjik nga grushti i shtetit, Erdogan paralajmëron hakmarrje të përgjakshme!

Turqia një natë mes luftës, bilanc tragjik nga grushti i shtetit, Erdogan paralajmëron hakmarrje të përgjakshme!

Postuar: 16/07/2016 - 07:38

Agjencia e lajmeve Reuters ka zbuluar bilancin e viktimave si pasojë e tentativës për grusht shteti në Turqi. Sipas Reuters, deri tani janë 60 persona të vdekur dhe 150 të plagosur si pasojë e përleshjeve dhe të shtënave me armë zjarri në sheshet e vendit.
 
Ndërkohë ‘The Guardian’ duke iu referuar burimeve të Prokurorisë thotë se numri i viktimave është 43, shumica prej të cilëve civilë, ndërsa 17 janë policë.
 
Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag bëri të ditur se 754 ushtarakë pjesëmarrës në gushtin e shtetit janë arrestuar gjatë natës në Turqi.
 
ERDOGAN RIKTHEHET NË STAMBOLL: ATA QË ORGANIZUAN ‘PUÇIN’ DO PAGUAJNË SHTRENJTË
 
Presidenti i Turqisë, Erdogan mbërriti në aeroportin e Stambollit nga Bodrumi, ku po kalonte pushimet e tij me familjen. Mësohet se Erdogan është pritur nga qindra njerëz në aeroport.
 
Gjatë një konference për shtyp Erdogan ka thënë pas rikthimit se një grup personash kanë organizuar grushtin e shtetit. Ai tha se tentativa për grusht shteti ishte një sulm ndaj unitetit e sovranitetit kombëtar, ndërsa personat përgjegjës do marrin përgjigjen e merituar dhe do paguajnë shtrenjtë. Presidenti tha se kjo është një përpjekje e vazhdueshme për përmbysjen e qeverisë, ndërsa tentativa e sotme ishte nga një grup i vogël brenda ushtrisë.
 
Më herët u raportua se Erdogan ishte nisur për azil në Berlin dhe Londër për shkak të grushtit të shtetit. Kryeministri Yildim fajësoi armikun e Erdogan, Gylen, por persona brenda këtij grupi mohuan të kenë pasur lidhje me ngjarjet e se premtes.
 
Ndërkohë pas njoftimit nga qeveria se ka marrë kontrollin e vendit dhe se grushti i shtetit ka dështuar, në aeroportin e Stambollit është raportuar për një shpërthim.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 21:18

Teksa dimri përfshin hemisferën veriore të tokës, do të kemi gjithnjë e më pak dritë por disa vende janë shumë më keq se të tjerat.
 

Postuar: 21/11/2019 - 21:03

Pas përplasjes fatale të avionit stërvitor T-38 Talon në bazën ajrore të Oklahoma, mediat venda

Postuar: 21/11/2019 - 20:50

Dy pilotë të forcave ajrore amerikane kanë humbur jetën pas një aksidenti gjatë stërvitjes në b

Postuar: 21/11/2019 - 20:36

Ushtria e Norvegjisë tha sot se ka nevojë për tanke të reja pasi tanket moderne ruse T-80BVM ja

Postuar: 21/11/2019 - 20:24

Presidenti rus Vladimir Putin parashikoi sot shpërbërjen e Bashkimit Evropian duke e krahasuar

Postuar: 21/11/2019 - 20:00

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u akuzua për korrupsion, mashtrime dhe shkelje të bes

Postuar: 21/11/2019 - 19:58

Ish-kryeministri italian dhe drejtuesi i Partisë Forca, Silvio Berlusconi tha sot se Kina është